Italisë | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sun, 04 Jun 2023 08:26:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Italisë | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë https://kosovonow.com/fshatrat-e-italise-se-jugut-mund-te-kene-celesin-e-jetegjatesise/ Sun, 04 Jun 2023 08:26:43 +0000 https://kosovonow.com/?p=32293 Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë

Të jetosh në një fshat mjaft jugor italian, me shumë diell, në shoqëri të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mesdhetare mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë, në bazë të rezultateve të një projekti kërkimor mjekësor. Ekipet e mjekëve kryen kontrolle mjekësore rreth 30 personave të moshës 90-99 vjeç, të cilët […]

The post Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë first appeared on Kosovo Now.]]>
Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë

Të jetosh në një fshat mjaft jugor italian, me shumë diell, në shoqëri të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mesdhetare mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë, në bazë të rezultateve të një projekti kërkimor mjekësor.

Ekipet e mjekëve kryen kontrolle mjekësore rreth 30 personave të moshës 90-99 vjeç, të cilët jetojnë në Cilento, një rajon i izoluar bregdetar, rreth 130 kilometra në jug të Napolit, dhe i krahasuan rezultatet me ato të personave të moshës mes 50 dhe 70-vjeç, të cilët jetojnë në rajon si dhe me një grup tjetër njerëzish, të cilët jetojnë në vende të tjera.

“Ne kemi zbuluar se këta njerëz jo vetëm që jetojnë gjatë, por edhe më mirë”, citon atsh të ketë thënë Salvatore Di Somma, një profesor i Universitetit të Romës “La Sapienza”, i cili bashkërendoi projektin e quajtur “Cilento Initiative on Aging Esito” (CIAO).

“Sëmundjet tipike të moshës së thyer, të tilla si sëmundja Alzheimer, probleme të zemrës apo perdja e syve praktikisht ishte sikur nuk ekzistonin atje”, u shpreh Di Somma.

“Gjithashtu, niveli i tyre i adrenomedullinit, një hormon që ndalon menstruacionet ishte katër herë më e ulët sesa mendohej”, shtoi ai.

Më shumë kërkime është e nevojshme të ndërmerren për të shpjeguar se përse njerëzit e moshuar të Cilentos janë jashtëzakonisht mirë.

Di Somma tha se mund të ketë të bëjë me një dietë të shëndetshme, niveli i ulët i stresit si dhe niveli i lartë i mbështetjes së komunitetit, që jeta e fshatit italian normalisht e ofron.

“Sigurisht, këta njerëz nuk e dinë se çfarë është stresi”, përfundoi Di Somma.

The post Fshatrat e Italisë së Jugut mund të kenë çelësin e jetëgjatësisë first appeared on Kosovo Now.]]>
Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë https://kosovonow.com/nuk-ka-fitues-ne-gjysmefinalen-e-pare-te-kupes-se-italise/ Tue, 04 Apr 2023 21:44:25 +0000 https://kosovonow.com/?p=29990 Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë

Ka përfunduar derbi italian mes Juventusit dhe Interit, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz” u shënuan dy gola, ku Juventusi barazoi 1:1 me Interin, raporton KosovaPress. Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Juan Cuadrado, i cili […]

The post Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë first appeared on Kosovo Now.]]>
Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë

Ka përfunduar derbi italian mes Juventusit dhe Interit, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz” u shënuan dy gola, ku Juventusi barazoi 1:1 me Interin, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Juan Cuadrado, i cili kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi prej 1:0 në minutën e 83’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të barazimit për Interin e gjeti Romelu Lukaku, i cili në minutën e 90+5’ shënon nga penalltia për 1:1.

Ndeshja e kthimit, e cila do ta përcaktojë finalistin e Kupës së Italisë zhvillohet më 26 prill në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

The post Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë first appeared on Kosovo Now.]]>
Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/napoli-eliminohet-nga-kupa-e-italise-lajmet-e-fundit/ Wed, 18 Jan 2023 00:42:47 +0000 https://kosovonow.com/?p=26261 Sport January 17, 2023 – 23:57 Lajmet e fundit nga Sporti Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi është mposhtur nga Cremonese me rezultat 2-1. Juan Jesus (33’) dhe Simone (36’) shënuan për Napoli kurse për Cremonese shënoi Pickel (18’) dhe Felix Afena-Gyan (87’) Në çerekfinale Napoli […]

The post Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë


Sport
January 17, 2023 – 23:57

Lajmet e fundit nga Sporti

Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi është mposhtur nga Cremonese me rezultat 2-1. Juan Jesus (33’) dhe Simone (36’) shënuan për Napoli kurse për Cremonese shënoi Pickel (18’) dhe Felix Afena-Gyan (87’) Në çerekfinale Napoli do të përballet me Romën e Jose Mourinhos 


Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë duke u mposhtur nga Cremonesen. 


Në këtë ndeshje Amir Rrahmani nuk u angazhua fare derisa Cremonese do të luan kundër Romës në në çerekfinale. 


Të parët që shënuan golin ishin Cremonese. 


Okereke gjeti në mënyrë perfekte me një pasim Charles Picket i cili shënoi gol në minutën e 18-të të ndeshjes. 


Cremonense ishte afër që të shënoi edhe golin e dytë në minutën e 30-të me anë të Giacomo Quagliata, por që ai humbi një mundësi të artë për shënim. 


Minuta e 33-të shënoi barazimin e rezultatit. 


Juan Jesus u gjend më së miri pas një ndërprerje për të shënuar një gol të bukur me këmbë. 


Tre minuta më Alessio Zerbin krosoi për Simeone që shënoi golin e epërsisë për Napolin. 


Në pjesën e dytë Napoli zgjodhi ta qarkullonte topin dhe mos të rrezikonte shumë portën kundërshtare. 


Gjërat ishin duke shkuar mirë deri në minutën e 87-të kur Luca Zanimacchia bëri një krosim të bukur kurse Felix Afena-Gyan bëri një goditje të bukur me kokë për të shënuar një gol të bukur që dërgoi në vazhdime këtë ndeshje. 


Për Cremonense u vështirësuan punët kur në minutën e 100-të me Leonardo Sernicola që mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja. 


Napoli në shtesën e parë pati dy shanse për të shënuar në minutën e 103-të dhe 104-të me anë të Osimhen dhe Simeone. 


Deri në fund të ndeshjes Napoli pati edhe dy mundësi për shënim, me Andre Zambo Anguissa në minutën e 116-të dhe me Osimhen në minutën e 120-të. 


Kështu për të përcaktuar fituesin u desh të ekzekutohen penalltitë ku më të saktë nga pika e bardh u treguan futbollistët e Cremoneses duke i fituar ato me rezultat 5-4. /GazetaExpress/


The post Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Interi fiton ndaj Parmas dhe kalon në çerekfinale në Kupën e Italisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/interi-fiton-ndaj-parmas-dhe-kalon-ne-cerekfinale-ne-kupen-e-italise-lajmet-e-fundit/ Tue, 10 Jan 2023 23:38:02 +0000 https://kosovonow.com/?p=25870 Sport January 10, 2023 – 23:37 Lajmet e fundit nga Sporti Interi ka shënuar fitore ndaj Parmas dhe ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Italisë pas vazhimeve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultat 2-1. Golat për Interin i shënuan […]

The post Interi fiton ndaj Parmas dhe kalon në çerekfinale në Kupën e Italisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Interi fiton ndaj Parmas dhe kalon në çerekfinale në Kupën e Italisë


Sport
January 10, 2023 – 23:37

Lajmet e fundit nga Sporti

Interi ka shënuar fitore ndaj Parmas dhe ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Italisë pas vazhimeve.


Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultat 2-1.


Golat për Interin i shënuan Martinez (88’) dhe Acerbi (110’), kurse për Parman realizoi Juriq (38’).


Me këtë fitore, Interi kalon në çerekfinale. /Zeri.info


The post Interi fiton ndaj Parmas dhe kalon në çerekfinale në Kupën e Italisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/nje-bombe-e-pashperthyer-e-luftes-se-dyte-boterore-u-zbulua-ne-lumin-po-te-italise-lajmet-e-fundit/ Tue, 09 Aug 2022 04:39:53 +0000 https://kosovonow.com/?p=18048 Bota August 08, 2022 – 23:56 Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën këtë verë kanë sjellë jo vetëm temperatura rekord të larta dhe fusha të djegura: ujërat e lumit Po të Italisë janë aq të thara sa zbuluan një bombë të Luftës së Dytë Botërore. […]

The post Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë


Bota
August 08, 2022 – 23:56

Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën këtë verë kanë sjellë jo vetëm temperatura rekord të larta dhe fusha të djegura: ujërat e lumit Po të Italisë janë aq të thara sa zbuluan një bombë të Luftës së Dytë Botërore.


Ekspertët ushtarakë e çaktivizuan dhe kryen një shpërthim të kontrolluar të dielën, bombën 450 kilogramësh, e cila u zbulua më 25 korrik pranë fshatit verior të Borgo Virgilio, afër qytetit të Mantuas.


“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po për shkak të uljes së nivelit të ujit të shkaktuar nga thatësira”, tha kolonel Marco Nasi, shkruan CNN.


“Nuk ishte detyrë e lehtë për të pastruar bombën”.


Rreth 3,000 njerëz që jetonin aty pranë u evakuuan për operacionin e asgjësimit, tha ushtria.


Hapësira ajrore e zonës u mbyll dhe lundrimi përgjatë asaj pjese të rrugës ujore, si dhe trafiku në një linjë hekurudhore dhe rrugë shtetërore afër u ndaluan. /klankosova


The post Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>