Take a fresh look at your lifestyle.

Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë – Lajmet e fundit



Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë


Sport
January 17, 2023 – 23:57

Lajmet e fundit nga Sporti

Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi është mposhtur nga Cremonese me rezultat 2-1. Juan Jesus (33’) dhe Simone (36’) shënuan për Napoli kurse për Cremonese shënoi Pickel (18’) dhe Felix Afena-Gyan (87’) Në çerekfinale Napoli do të përballet me Romën e Jose Mourinhos 


Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë duke u mposhtur nga Cremonesen. 


Në këtë ndeshje Amir Rrahmani nuk u angazhua fare derisa Cremonese do të luan kundër Romës në në çerekfinale. 


Të parët që shënuan golin ishin Cremonese. 


Okereke gjeti në mënyrë perfekte me një pasim Charles Picket i cili shënoi gol në minutën e 18-të të ndeshjes. 


Cremonense ishte afër që të shënoi edhe golin e dytë në minutën e 30-të me anë të Giacomo Quagliata, por që ai humbi një mundësi të artë për shënim. 


Minuta e 33-të shënoi barazimin e rezultatit. 


Juan Jesus u gjend më së miri pas një ndërprerje për të shënuar një gol të bukur me këmbë. 


Tre minuta më Alessio Zerbin krosoi për Simeone që shënoi golin e epërsisë për Napolin. 


Në pjesën e dytë Napoli zgjodhi ta qarkullonte topin dhe mos të rrezikonte shumë portën kundërshtare. 


Gjërat ishin duke shkuar mirë deri në minutën e 87-të kur Luca Zanimacchia bëri një krosim të bukur kurse Felix Afena-Gyan bëri një goditje të bukur me kokë për të shënuar një gol të bukur që dërgoi në vazhdime këtë ndeshje. 


Për Cremonense u vështirësuan punët kur në minutën e 100-të me Leonardo Sernicola që mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja. 


Napoli në shtesën e parë pati dy shanse për të shënuar në minutën e 103-të dhe 104-të me anë të Osimhen dhe Simeone. 


Deri në fund të ndeshjes Napoli pati edhe dy mundësi për shënim, me Andre Zambo Anguissa në minutën e 116-të dhe me Osimhen në minutën e 120-të. 


Kështu për të përcaktuar fituesin u desh të ekzekutohen penalltitë ku më të saktë nga pika e bardh u treguan futbollistët e Cremoneses duke i fituar ato me rezultat 5-4. /GazetaExpress/


Comments are closed.