Take a fresh look at your lifestyle.

Publikohen pamje kur FSK-ja nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e dy vjeçares në Turqi [video] – Lajmet e fundit



Publikohen pamje kur FSK-ja nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e dy vjeçares në Turqi




Forca e Sigurisë së Kosovës, po vazhdon me sukses misionin e saj të Kërkim-Shpëtimit në një prej zonave më të prekura nga tërmeti në Turqi.


Ata sot kanë shpëtuar dy jetë, e para ka qenë një vajzë 2 vjeçare, ndërsa tani kanë nxjerrë të gjallë edhe nënën e saj nga rrënojat e tërmetit, transmeton Zeri.info.


Pamje nga momenti i shpëtimit të nënës së dy vjecares i ka publikuar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.


“Momenti i nxjerrjes nga rrënojat i nënës së vajzës dy vjeçare nga heronjtë tanë! Angazhim vetëmohues për të bërë bashkë në jetë nënë e bijë! Krenar me heronjtë e heroinat tona!”, ka shkruar Mehaj në videon e publikuar. /Zëri



Comments are closed.