Lajmet | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sat, 28 Aug 2021 17:15:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.8.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Lajmet | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Këto janë të gjitha masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/keto-jane-te-gjitha-masat-qe-do-te-hyjne-ne-fuqi-nga-neser-lajmet-e-fundit/ Sat, 28 Aug 2021 17:15:16 +0000 https://kosovonow.com/?p=12524 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime. Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të […]

The post Këto janë të gjitha masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Këto janë të gjitha masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër




Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime.

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Këto janë të gjitha masat të dërguara nga zyra për media e ZKM-së:

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; 2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.

[Mbrojtja dhe siguria në punë] 5.

Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private, obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet të punojë nga shtëpia. 

Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.

Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kur kjo të jetë e mundur.

Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një person përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. 

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë. 

16. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15. 

D. [Kufizimi i qarkullimit]Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

17.4 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë të veçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit të zgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.

Dh. [Institucionet e arsimit]Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 shtator 2021.

21.Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës. 

22.Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë një person përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve. 

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.

. F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore).

 Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave. 

26.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku).

 Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.

Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 Gj. [Gastronomia]Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

35.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:35.2 Ndërsa paguan porosinë;35.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

35.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën. 

37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. 

Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë.

 Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

I. [Puna me palë]Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave. 

J. [Transporti publik]Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë. 

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.

Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet. 

L. [Sporti dhe rekreacioni]Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.S

hikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit. 

Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:62.1. 

Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;62.2. 

Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;62.3. 

Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;62.4. 

Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;62.5. 

Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;62.7. 

Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;62.8. 

Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;62.9. 

Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;62.10. 

Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

 M. [Zbatimi]Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. 

N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/27 i datës 18.08.2021.

 Nj. [Hyrja në fuqi]Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës./EO


 


The post Këto janë të gjitha masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Paqartësi rreth shërbimeve të internetit në marrëveshjen për roaming mes vendeve të Ballkanit – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/paqartesi-rreth-sherbimeve-te-internetit-ne-marreveshjen-per-roaming-mes-vendeve-te-ballkanit-lajmet-e-fundit/ Sat, 03 Jul 2021 12:28:14 +0000 https://kosovonow.com/?p=9261 Foto: Zëri “Duke filluar nga 1 korriku 2021, ju nuk do të paguani tarifa shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin që do të përdorni gjatë udhëtimit në rajon, në krahasim me atë që paguani kur jeni në shtëpi, në vendin tuaj. Ky model quhet ‘Fol si n’shpi’, sipas […]

The post Paqartësi rreth shërbimeve të internetit në marrëveshjen për roaming mes vendeve të Ballkanit – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Paqartësi rreth shërbimeve të internetit në marrëveshjen për roaming mes vendeve të BallkanitFoto: Zëri




“Duke filluar nga 1 korriku 2021, ju nuk do të paguani tarifa shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin që do të përdorni gjatë udhëtimit në rajon, në krahasim me atë që paguani kur jeni në shtëpi, në vendin tuaj. Ky model quhet ‘Fol si n’shpi’, sipas të cilit minutat, SMS dhe GB-të që ju do të konsumoni jashtë vendit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të tarifohen ose zbriten nga shpenzimet e planit tuaj tarifor sikur të ishit në shtëpi. Në lidhje me përdorimin e internetit, operatorët celularë mund të zbatojnë një të ashtuquajtur limit të të dhënave të përdorimit të drejtë gjatë roamingut, në përputhje me politikën e përdorimit të drejtë. Ndaj ju lutemi që të kontrolloni e të informoheni, për detajet e mëtejshme, me operatorin tuaj telefonik”.


Kështu ka thënë Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në një njoftim sqarues në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes Rajonale të Roamingut, e nënshkruar në prill të vitit 2019, mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Zeri.info


Ky sqarim vjen pasi konsumatorë të shumtë kanë hasur në mungesë informatash nga operatorët lokalë të telefonisë mobile, sidomos në lidhje me tarifat për përdorim të data-internetit.


RCC-ja u ka bërë thirrje operatorëve të telefonisë celulare dhe autoriteteve rregullatore kombëtare, që të sigurojnë zbatimin dhe komunikimin e duhur të kësaj marrëveshjeje në vendet e tyre.


Për më tepër, RCC-ja këshillon qytetarët që të kontaktojnë operatorët e tyre celularë, për informacion të detajuar e të saktë.


“Marrëveshja Rajonale e Roaming është e qartë dhe thotë: ‘Që nga 1 korrik 2021, ofruesit e roamingut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nuk do të vendosin dhe tarifojnë asgjë tjetër përveç çmimit të brendshëm me pakicë për klientët që lëvizin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Tarifa 0 është për çdo thirrje hyrëse e dalëse, për çdo mesazh SMS të dërguar si edhe për të gjitha shërbimet që ofrohen brenda roamingut, përfshirë mesazhet MMS, ose ndonjë tarifë të përgjithshme, për të bërë të mundur që pajisjet terminale ose shërbimet të përdoren jashtë vendit”, citon RCC-ja një pikë të marrëveshjes.


Ndërkaq, edhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar se konsumatorët e telefonisë mobile gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe Serbi), nga data 1 korrik 2021, nuk do të paguajnë asnjë tarifë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut (thirrjet e realizuara ose pranuara, SMS të dërguar dhe të dhëna/data të shfrytëzuara), përveç tarifës e cila aplikohet në Republikën e Kosovës (Roam Like at Home – RLAH).


“Sidoqoftë, për hir të informimit të drejtë të konsumatorëve, operatorët kanë të drejtë që në planet e tyre tarifore të ofrojnë pako pa roaming. Kalimi/transferimi midis planeve tarifore me ose pa shërbime roaming duhet të ndjekë të njëjtat procedura si kalimi midis planeve tarifore të tjera të zakonshme në Republikën e Kosovës. Vetëm konsumatori ka të drejtë të fillojë një proces ndryshimi të planit tarifor, dhe gjithashtu konsumatori duhet të japë pëlqimin e shprehur përpara çdo ndryshimi të planit tarifor”, thotë ARKEP-i, raporton Zeri.info.


Më tej, ARKEP-i thotë se ofruesit e shërbimeve të telefonisë mobile në Kosovë nuk duhet të aplikojnë tarifë shtesë për SMS-ët e pranuar dhe voicemail nga parapaguesit gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të roamingut. Ndërkaq, dëgjimi i “Voicemail”, sipas ARKEP-it, mund të jetë objekt i tarifimit nga operatori.


“Pas datës 1 korrik 2021 operatorët nuk mund të aplikojnë tarifa shtesë për parapaguesit pa autorizim paraprak për një veprim të tillë nga ARKEP-i në përputhje me politikën e përdorimit të drejtë FUP (Fair Usage Policy). Sidoqoftë, operatorët mund të aplikojnë tarifa shtesë në rastin kur niveli i konsumimit të të dhënave e kalon volumin e lejuar (fair use volume limit), i cili është i specifikuar në kontratën me parapaguesin. Informatat më të detajuara lidhur me përdorimin e shërbimeve të roamingut, janë paraqitur në Rregulloren e FUP (linku: http://www.arkep-rks.org/?cid=1,34,1272) dhe Udhëzuesin për Konsumatorë për RLAH (linku: http://www.arkep-rks.org/?cid=1,27)”, ka thënë Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, raporton Zeri.info.


ARKEP-i ka thënë se do të verifikojë për së afërmi zbatimin e Marrëveshjes së Roamingut.


Deri më tani, operatori telefonik IPKO ende nuk ka publikuar ndonjë njoftim apo pako të re rreth përdorimit të data-internetit gjatë qëndrimit të konsumatorëve të vetë në vendet e rajonit. Në ueb-faqen e kësaj kompanie gjenden vetëm disa pako të mëhershme për shërbime në shtetet e Ballkanit Perëndimor.


Ndërkaq, operatori tjetër “Vala” ka përpiluar disa pako për përdorim në shtetet e Ballkanit Perëndimor pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për roaming pa pagesë shtesë.


Por, qytetarët kanë edhe paqartësi tjera në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Një nga to ka qenë edhe çështja se a vlen marrëveshja edhe për përdoruesit e pakove të ndryshme nga operatorët telefonikë lokalë.


“Po, vlen për të gjithë llojet e abonentëve”, thotë RCC-ja.


Pyetje tjetër e zakonshme është edhe çështja nëse ka kufizim të sasisë për thirrjet, SMS- të dhe internetin, ndërsa një person lëviz në rajon.


“Nuk ka kufizime në lidhje me përdorimin e telefonatave dhe SMS kur jeni në roaming. Në lidhje me përdorimin e internetit, operatorët celularë mund të zbatojnë një të ashtuquajtur limit të të dhënave të përdorimit të drejtë gjatë roamingut, në përputhje me politikën e përdorimit të drejtë. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni operatorin tuaj celular”, thekson RCC-ja në një dokument me pyetje të përmbledhura nga qytetarët.


Ndërkaq, çështje tjetër e pasqaruar deri më tani ka qenë edhe ajo se çfarë ndodh nëse një përdorues, gjatë përdorimit të roamingut, i shpenzon të gjitha minutat, mesazhet apo edhe internetin që i ka të parapaguara apo paspaguara.


RCC-ja thotë se në rast se në këtë rast “do të tarifoheni sipas tarifave kombëtare”.


Shumë qytetarë të Kosovës, gjatë qëndrimit të tyre për pushime në bregdetin shqiptar, praktikonin blerjen e kartave të përkohshme lokale SIM në mënyrë që të mund të bënin dhe pranonin thirrje nga shtëpia, ose edhe të përdornin internetin e brendshëm (data) gjatë qëndrimit atje me kushte shumë më të lira.


Mirëpo, kjo praktikë tanimë nuk ka pse të përdoret, thotë RCC-ja.


“Nëse udhëtoni në mënyrë periodike dhe qëndroni për një periudhë të shkurtër kohe në një pjesë tjetër të Ballkanit Perëndimor, përgjigjja është jo (nuk keni nevojë të blini kartë të përkohshme SIM). Por, nëse planifikoni të jeni në një pjesë tjetër të Ballkanit Perëndimor për një periudhë më të gjatë, duhet të kontrolloni politikën e përdorimit të drejtë të aplikuar nga operatori juaj celular për të vendosur se çfarë është më e mira në rastin tuaj”, thekson Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).


Marrëveshja për tarifa zero të roamingut u arrit midis qeverive të rajonit, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve celularë, një proces ky i lehtësuar nga RCC-ja dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.


Në vijim, pyetjet më të shpeshta rreth zbatimit të marrëveshjes së roamingut “Fol si n’shpi”:


Pyetjet që bëhen zakonisht:


1. Çfarë do të thotë saktësisht roaming?


Roaming është një shërbim i ofruar nga operatorët celularë, që ju lejon të përdorni telefonin tuaj teksa udhëtoni jashtë vendit për të folur, për të dërguar mesazhe dhe për të përdorur internetin.


2. A është e vërtetë se, që prej 1 Korrikut 2021, nuk do të ketë tarifa roaming kur të udhëtoj në rajonin e Ballkanit Perëndimor?


Po është e vërtetë. Duke filluar nga 1 Korrik 2021, ju nuk do të paguani tarifa shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin që do të përdorni gjatë udhëtimit në rajon, në krahasim me atë që paguani kur jeni në shtëpi, në vendin tuaj. Ky model quhet fol si n’shpi, sipas të cilit minutat, SMS dhe GB-të që ju do të konsumoni jashtë vendit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të tarifohen ose zbriten nga shpenzimet e planit tuaj tarifor sikur të ishit në shtëpi. Në lidhje me përdorimin e internetit, operatorët celularë mund të zbatojnë një të ashtuquajtur limit të të dhënave të përdorimit të drejtë gjatë roamingut, në përputhje me politikën e përdorimit të drejtë. Ndaj ju lutemi që të kontrolloni e të informoheni, për detajet e mëtejshme, me operatorin tuaj telefonik.


3. Ku saktësisht mund të udhëtoj dhe të flas si në shtëpi?


Ju mund të flisni si në shtëpi në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor (d.m.th. Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi), nëse jeni i abonuar me një prej operatorëve celularë të Ballkanit Perëndimor.


4. A zbatohet parimi “Fol si n’shpi” nëse unë telefonoj çdo vend të rajonit kur jam në roaming, apo vetëm nëse telefonoj vendin tim?


Po, parimi “fol si n’shpi” do të zbatohet në çdo rast, pavarësisht nëse jeni duke telefonuar në vendin tuaj apo ndonjë operator tjetër celular të Ballkanit Perëndimor.


5. A vlen “Fol si n’shpi” për telefonata, SMS ose internet?


Nuk do të ketë tarifa shtesë roaming për të gjitha shërbimet e roamingut: thirrjet, SMS dhe internet sa herë që jeni duke përdorur shërbime roaming në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me përdorimin e internetit, operatorët celularë mund të zbatojnë një të ashtuquajtur limit të të dhënave të përdorimit të drejtë gjatë roamingut, në përputhje me politikën e përdorimit të drejtë. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni operatorin tuaj celular.


6. Fol si n’shpi” zbatohet vetëm kur unë bëj telefonatë, apo edhe kur marr një telefonatë, ndërsa jam në roaming?


Nuk do të ketë tarifa shtesë roaming për asnjërën: as për thirrjet e dalëse e as për ato hyrëse.


7. “Fol si n’shpi” vlen vetëm për parapaguesit apo edhe për abonentet që paguajnë më pas?


Po, vlen për të gjithë llojet e abonentëve.


8. “Fol si n’shpi”, a është automatik apo duhet ta aktivizoj?


Ju nuk keni pse të bëni asgjë, është automatike, pasi operatorët celularë në rajon do të aplikojnë automatikisht modelin “Fol si n’shpi”.


9. A mbulon “Fol si n’shpi” thirrjet që bëj nga vendi im në pjesë të tjera të rajonit?


Jo, thirrje të tilla nuk janë thirrje roaming. Kur telefononi ndërsa jeni në vendin tuaj nuk jeni në roaming dhe “Fol si n’shpi” nuk zbatohet.


10. Nëse udhëtoj në rajon dhe telefonoj dikë, a duhet të shqetësohem nëse s’po e telefonoj në celular por në numër fiks?


“Fol si n’shpi” zbatohet për të gjitha telefonatat roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me planin tuaj tarifor.


11. A zbatohet “Fol si n’shpi” kur përdor WiFi ndërsa udhëtoj në rajon?


Kur përdorni WiFi, nuk po përdorni shërbime roaming, prandaj “Fol si n’shpi” nuk zbatohet.


12. A ka ndonjë kufizim të sasisë për thirrjet, SMS- të dhe internetin, ndërsa unë lëviz në rajon?


Nuk ka kufizime në lidhje me përdorimin e telefonatave dhe SMS kur jeni në roaming. Në lidhje me përdorimin e internetit, operatorët celularë mund të zbatojnë një të ashtuquajtur limit të të dhënave të përdorimit të drejtë gjatë roamingut, në përputhje me politikën e përdorimit të drejtë. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni operatorin tuaj celular.


13. Çfarë ndodh nëse i shpenzoj gjatë përdorimit të roamingut të gjitha minutat, mesazhet apo edhe internetin që kam si një klient i parapaguar / paguar me pas?


Në rast se i shpenzoni të gjitha njësitë që keni, pavarësisht nëse jeni të parapaguar ose të abonuar për çdo thirrje shtesë, SMS apo internet do të tarifoheni sipas tarifave kombëtare.


14. A mund të marr telefonata ndërsa jam në roaming nëse jam një klient me parapagim dhe kam shpenzuar gjithçka që kam në llogarinë time?


Po, vlejnë të njëjtat rregulla si në shtëpi, prandaj mund të merrni telefonata. Thirrjet hyrëse janë falas, njësoj si të jesh në shtëpi.


15. A ka ndonjë afat kohor për përdorimin e telefonit tim celular jashtë vendit dhe për të folur si në shtëpi?


Nëse kaloni më shumë kohë në shtëpi (jeni më shumë në rrjetin tuaj të brendshëm) sesa jashtë vendit, ose e përdorni celularin tuaj më shumë në vendin tuaj sesa jashtë vendit, mund të flisni si në shtëpi në rajon. Sidoqoftë, nëse operatori juaj celular vendos që në 4 muajt e fundit të keni kaluar pjesën më të madhe të kohës tuaj jashtë vendit dhe të keni konsumuar më shumë njësi jashtë vendit, do të merrni një SMS dhe do t’ju kërkohet të përshtatni konsumin e trafikut me politikën e përdorimit të drejtë. Nëse nuk ndodh në 2 javët e ardhshme, do të tarifoheni shtesë për trafikun, d.m.th:


• 3.2 cent euro për minutë të telefonatave të bëra.


• 1.6 euro cent për minutë të telefonatave të marra.


• 1 euro për SMS.


• 0,77 euro cent për MB e cila do të ulet çdo vit deri në 1 janar 2026. Për më shumë informacion, ju lutemi lidhuni me operatorin tuaj celular.


16. A është akoma një ide e mirë që të marrësh një kartë SIM të përkohshme lokale, kur udhëton në rajon?


Nëse udhëtoni në mënyrë periodike dhe qëndroni për një periudhë të shkurtër kohe në një pjesë tjetër të Ballkanit Perëndimor, përgjigjja është jo. Por, nëse planifikoni të jeni në një pjesë tjetër të Ballkanit Perëndimor për një periudhë më të gjatë, duhet të kontrolloni politikën e përdorimit të drejtë të aplikuar nga operatori juaj celular për të vendosur se çfarë është më e mira në rastin tuaj.


17. Po sikur të udhëtoj në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të tarifohem ekstra?


Në këtë rast duhet të kontaktoni menjëherë operatorin tuaj celular.


18. A janë ulur edhe tarifat e roamingut me BE?


Jo, por diskutimet mbi uljen e tarifave të roamingut midis Ballkanit Perëndimor dhe BE janë në proces.


Për më shumë informacion, shikoni faqet zyrtare të Autoriteteve Kombëtare Rregullatore, në vendet e Ballkanit Perëndimor:


Shqipëria: https://www.akep.al/


Bosnja & Hercegovina: https://www.rak.ba/bs-Latn-BA/


Kosova: http://www.arkep-rks.org/


Mali i Zi: https://ekip.me/


Maqedonia e Veriut: https://aek.mk/


Serbia: https://www.ratel.rs/cyr/ /Zëri


The post Paqartësi rreth shërbimeve të internetit në marrëveshjen për roaming mes vendeve të Ballkanit – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Të gjitha masat anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga e hëna – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/te-gjitha-masat-anti-covid-qe-do-te-hyjne-ne-fuqi-nga-e-hena-lajmet-e-fundit/ Mon, 31 May 2021 01:38:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=7571 Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19. Këto masa do të hyjnë në fuqi sonte nga ora 00:00. Indeksonline ka siguruar vendimin e plotë. Sipas këtij vendimi, bartja e […]

The post Të gjitha masat anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga e hëna – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Të gjitha masat anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga e hëna




Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.


Këto masa do të hyjnë në fuqi sonte nga ora 00:00. Indeksonline ka siguruar vendimin e plotë.


Sipas këtij vendimi, bartja e maskës nuk do të jetë e obligueshme për të qytetarët që janë të vetëm gjatë ecjes nëpër ambiente të jashtme.


Të hënën qytetarët mund edhe të dalin pas orës 22:30 meqë s’do të ketë orë policore, por nga mesnata e deri në orën 05:00 të mëngjesit nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë vetave.


Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në ora 22:45.


Më poshtë vendimi i plotë:


Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj.


[Zbatimi territorial]


Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]


Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.


Përjashtime nga pika 2 bëjnë:


3.1. Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orëve;


3.2. Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covid-19;


3.3. Qytetari i  huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orëve;


3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.


3.5. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.


3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.


Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.


4.1  Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut


duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14)


ditë duke u testuar dy herë në javë.


4.2.  Pika 4.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më


pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 4.1 të këtij vendimi.


4.3.  Diplomatët e huaj përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 4 të këtij vendimi.


[Mbrojtja dhe siguria në punë]


Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen t’u krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.


Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]


Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe në ambientet e brendshme.


Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në  objekt pa  maska, respektimin e distancës).


Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe në subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjet e hapësirave të mbyllura.


Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:


9.1 Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;


9.2 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;


9.3 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;


9.4 Gjatë ngrënies apo pijes.


[Institucionet e arsimit]


Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimitvazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.


Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.


Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.


Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]


Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohettë lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit  siç kërkohet me ligjet përkatëse.


[Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]


Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në pesëdhjetë (50) persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet) me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.


14.1  Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave.


Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në njëqind (100) persona me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.


15.1 Grumbullimet në ambiente të jashtme me interes të veçantë publik me mbi njëqind (100) persona kërkojnë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë/Qendra Operative Emergjente, me rekomandim të IKShPK-së.


 


Organizimi i ahengjeve ndalohet deri me datë 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.


 


Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë lejohet duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri si dhe duke respektuar me përpikëri udhëzuesin përkatës.


Ë. [Kufizimet e kontaktit]


Nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë (10) personave.


[Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]


Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.


Obligohen të gjithë operatorët të cilët për veprimtari ekonomike kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.


[Puna me palë]


Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatorëve ekonomik, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse ata mbajnë distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.


Gj. [Gastronomia]


Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në pesëdhjetë (50) klientë për 100m2(5 persona për 10 m2). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.


Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00.


Muzika lejohet deri në ora 22:45.


Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që klientët të mbajnë një (1) metër distancë nga klientët në tavolina të ndryshme.


Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet të jetë një (1) metër distancë.


Në hapësirat e brendshme lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke pasur parasysh kapacitetin prej pesë (5) persona në 10 m2.


Në hapësirat e brendshme lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafirët që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak;


Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.


Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.


Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave  kundër COVID-19, i cili publikohet në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë.


[Tregjet dhe therja e kafshëve]


Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve deri në 40% të kapacitetit.


Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.


[Transporti publik]


Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri 50% të kapacitetit dhe sipas udhëzuesit përkatës.


Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë.


[Teatrot, bibliotekat, etj.]


Teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime).


Përgjegjësit për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafirët të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri.


[Sporti dhe rekreacioni]


Lejohen aktivitetet stërvitore të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.


Lejohet organizimi i garave sportive pa prezencë të publikut përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.


Lejohen aktivitetet garuese pa prezencë të publikut, të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.


Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative sipas udhëzuesit përkatës.


Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.


Aty ku është e mundur në software të fitnesit/palestrës të përcaktohet numri maksimal i klientëve që mund të kenë qasje në hapësirat e fitnesit.


Obligohet që personi përgjegjës i fitnesit/palestrës të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve, e që llogaritet koha nga ora 17:00 – 20:00, që të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.


Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.


[Udhëzuesit dhe sqarimet]


Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:


47.1    Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e Covid-19;


47.2    Udhëzues i Përkohshëm  për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,  industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;


47.3    Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;


47.4     Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;


47.5     Udhëzues i Përkohshëm  për tubimet  fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;


47.6     Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;


47.7     Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;


47.8     Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;


47.9     Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;


47.10   Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj.


Udhëzuesit nga pika 47 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.


Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.


Ll. [Zbatimi]


Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente tw komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).


Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë nëZyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin   e   masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike  dhe parashikimet për dy  javët në vijim.


Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në LigjinNr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.


Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës nëzbatim të Ligjit Nr.  07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.


Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat  ndëshkimoresipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë  Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.


Ivetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim   është   Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.


[Shfuqizimi i vendimeve 01/07 dhe 02/11]


Shfuqizohen Vendimet e Qeverisë: Vendimi Nr. 01/07 i datës 18.04.2021 dhe Vendimi Nr. 02/11 i datës 07.05.2021.


[Hyrja në fuqi]


Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi me datë 31.05.2021.


Masat e ndërmarra sipas këtij vendimi janë mbështetur në arsyetimin se:


Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive. Ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake shënon rënie për 67.08%.


Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së, Qeveria cakton masa më të lehtësuara që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por një­kohë­sisht synojnë kontrollin e përhapjes së infeksionit.


Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e inte­resit, të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia. Qeveria vëren se këto palë kanë ushtruar të drejtën e tyre për ndikim demokratik në vendimmarrje, në përputhje me nenin 45.3 të Kushtetutës.


Lehtësimi i masave është bërë duke u kushtuar rëndësi tri objektivave:


–          Parandalimi i përhapjes së infeksionit me COVID-19;


–          Mos cenimi i aktiviteteve ekonomike, por duke pasur prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit të popullatës;


–          Ruajtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.


Masat e përcaktuara në këtë vendim si dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike të mba­het nën kontroll edhe përkundër të dhënave optimiste epidemiologjike në raport me infeksionin me COVID–19.


Heqja e pjesërishme e kufizimeve po bëhet me përgjegjësi dhe me përgatitjet e nevojshme për përballjen me një situate eventuale të rritjes se numrit të infeksioneve, andaj, ndryshimi i situatës epidemiologjike rrjedhimisht kërkon vendime dhe masa të reja konform situatës së re.


Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK-së, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.


The post Të gjitha masat anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga e hëna – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
I akuzuari në rastin “Syri i Popullit” i drejtohet Azem Vllasit me fjalët: “Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu” – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/i-akuzuari-ne-rastin-syri-i-popullit-i-drejtohet-azem-vllasit-me-fjalet-te-kam-mbrojt-edhe-ne-kohe-te-shkaut-e-po-te-vras-ketu-lajmet-e-fundit/ Mon, 19 Apr 2021 19:12:58 +0000 https://kosovonow.com/?p=5565 “Unë po të betohem që kam dashtë me ndjek krimin, kemi me zbulu, kurrë në jetën time s’kam qenë kundër shqiptarëve. Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu!”, ishin fjalët me të cilat Avni Llumnica iu drejtua Azem Vllasit, në gjykimin […]

The post I akuzuari në rastin “Syri i Popullit” i drejtohet Azem Vllasit me fjalët: “Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


I akuzuari në rastin “Syri i Popullit” i drejtohet Azem Vllasit me fjalët: “Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu”




“Unë po të betohem që kam dashtë me ndjek krimin, kemi me zbulu, kurrë në jetën time s’kam qenë kundër shqiptarëve. Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu!”, ishin fjalët me të cilat Avni Llumnica iu drejtua Azem Vllasit, në gjykimin për rastin e njohur si “Syri i Popullit”.


Llumnica, i akuzuar për tentim vrasje të Azem Vllasit, ka deklaruar se rasti për të cilin akuzohet do të zbardhet në tërësi, raporton “Betimi për Drejtësi”.


“Azem Vllasi, ky rast do të zbardhet prej A deri në Zh, të gjithë keni qenë fajtorë përveç Avni Llumnicës, ka me ardh ajo ditë shumë shpejt, e shohim a kam dashtë me zbulu krimin në Kosovë, a me ndjek krimin, kemi me zbulu. Unë po të betohem që kam dashtë me ndjek krimin, kemi me zbulu, kurrë në jetën time skam qenë kundër shqiptarëve. Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu! Kemi me zbardh, kanë me hangër tjerët. Me pas dashtë me zbardh e kishit zbardh moti. E kam dhon jetën për shqiptarë, e me më shti mu në këto krime”, ishte një pjesë e deklarimit të bërë nga i akuzuari Llumnica, në drejtim të tani të dëmtuarit Azem Vllasi, gjatë seancës së mbajtur të hënën.


Deklarimi i të akuzuarit Llumnica erdhi pas kundërshtimit që i ka bërë i dëmtuari Azem Vllasi, kërkesës për zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj Llumnicës, e cila u parashtrua nga avokati i këtij të fundit, Naim Rudari.


“E përkrahi kundërshtimin e prokurorit dhe shtoj se propozimi i avokatit presupozon se kur të kryhet  gjykimi, Avni Llumnica do të lirohet dhe nuk do ta ketë problemin me leje qëndrimin. Kur ka pas kohë me i bo shoqni Murat Jasharit me ardh këtu me i bo ton këto telashe, e mos me mendu, po nejse”, ka thënë i dëmtuari Azem Vllasi.


Paraprakisht, në këtë seancë gjyqësore janë dëgjuar dy dëshmitarë, Hekuran Mavriqi dhe Berat Rustolli.


Dëshmitari Berat Rustolli deklaroi se ditën kritike të 13 marsit 2017 ishte takuar me të akuzuarin Avni Llumnica, mirëpo mohoi se kishte dijeni për ngjarjet që do të pasonin.


“Po jemi takuar disa herë gjatë muajit mars dhe po ashtu edhe atë ditë kur ka ndodh rasti jemi taku diku rreth orës 11 paradite. Me Avninë nuk kemi pas asniher biseda se çka do të ndodh atyre ditëve”, tha dëshmitari Rustolli.


Po ashtu, dëshmitari Berat Rustolli tha se mbetej pranë deklarimeve të bëra në gjykimin e kaluar.


I akuzuari Llumnica, i cili ishte daja i dëshmitarit Rustolli, para se të parashtronte pyetje, e ka paralajmëruar atë lidhur me përgjigjet e tij, me arsyetimin se po tentohej që t’i përçanin ata.


“Berat ti nuk ki përvojë me gjyqtarë edhe prokurorë, Këta po të bajnë pyetje gjoja se çka ke fol atëherë a ju qëndron. Unë jam i sigurt se ti s’ke pas çka me fol as te prokurori, as qitu. Çdo gjë që e ke fol atje e fol edhe këtu. Këta po dojnë me na përça neve, të paktën unë mendoj kështu. Dmth çka ke deklaru, këtu ke deklaru gjithherë, deklaro le ta shënojnë në procesverbal. Çka ke deklaru këtu, ke deklaru gjithherë, mos të krijohet hapësirë tek opinioni”, ka qenë deklarimi i bërë nga Llumnica në adresë të dëshmitarit Rustolli.


Dëshmitari Rustolli ka mohuar se e kishte njohur më parë të akuzuarin tjetër në këtë çështje penale, Sadri Ramabaja.


Më pas, rrjedha e këtij shqyrtimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Mavriqi, i cili u përgjigj se mbetej pranë deklarimeve të dhëna në gjykimin paraprak dhe në polici.


Dëshmitari Mavriqi ka rrëfyer se më 11 mars 2017, babai i tij kishte pranuar një telefonatë nga një numër i panjohur, i cili i kishte kërkuar numrin e tani të dëmtuarit Azem Vllasi.


“Kemi qenë në veturë bashkë me prindin, i ka pas dy telefona, një numër në emër timin, një në emër të vetin. Në numrin e dytë, të cilin e ka përdor veç për internet dhe thirrje familjare, e jo për thirrje, thërret një person i panjohur, i cili prezantohet si njëri nga Matiqani, i thotë po më duhet numri i Azem Vllasit, po më duhet për një tokë”, tha dëshmitari Mavriqi.


Në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Llumnica, avokatit Naim Rudari, dëshmitari Mavriqi u përgjigj se nuk e njihte të akuzuarin Llumnica dhe se për të kishte dëgjuar përmes mediave.


Në fund të kësaj seance, i akuzuari Llumnica deklaroi se ishte i gatshëm të qëndronte edhe katër vite të tjera në burg, me kusht që të gjithë dëshmitarët e propozuar të dëgjoheshin.


“Jam i gatshëm me qëndru edhe 4 vite në burg, që dëshmitarët me qenë të gjithë këtu, përveç atij që ka ndërruar jetë. ngase ka shumë pasaktësi, do të vjen koha që do të zbulohet teatër dhe lojnat e tyre”, ka thënë i akuzuari Llumnica.


Në seancën e së hënës, gjykatësi i rastit Musa Konxheli mori vendim që të lëshohet urdhëresë për verifikim adrese ndaj dëshmitarëve të cilët deri në këtë fazë nuk kanë mundur të sigurohen, si Nuhi Zeka, Gzim Haliti, Nijazi Sinani dhe Faton Topalli.


“Trupi gjykues pas këshillimit merr vendim që lidhur me dëshmitarët të cilët deri në këtë fazë nuk kanë mund të sigurohen për të dëshmuar, e të cilët janë Nuhi Zeka, Gzim Haliti, Nijazi Sinani dhe Faton Topalli, të lëshohet urdhëresë për verifikim të vendbanimeve apo vendqëndrimeve të tyre dhe të njëjtit nëse hasen të sillen para gjykatës në seancën e radhës dhe se me atë urdhëresë do të obligohet Policia e Kosovës që në afat sa më të shkurtër kohor ta njoftojë gjykatën për vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre”, ka thënë gjykatësi Musa Konxheli.


Ndërsa, sa i përket propozimit të bërë nga mbrojtësi i të akuzuarit Llumnica, avokati Rudari, për zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të dorëzanisë për klientin e tij, gjykatësi Konxheli tha se do të vendoset jashtë seance.


Seanca e radhës do të mbahet më 24 maj nga ora 09:30, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Në këtë çështje penale, në cilësinë e të akuzuarit ka qenë edhe Bajrush Konjusha, mirëpo i njëjti, pas pranimit të fajit për armëmbajtje pa leje, është dënuar me 300 euro gjobë.


Ndryshe, rasti i njohur me emrin si “Syri i Popullit” kishte filluar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të 27 shkurtit 2018.


Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.


Sipas kësaj aktakuze, i pandehuri Avni Llumnica me dashje që tani i ndjeri M. J. të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë J. në kryerjen e veprës penale.


Llumnica thuhet se më 6 mars 2017, e kishte sjell nga Zvicra në Kosovë tani të ndjerin M. J., e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ndërsa një ditë më vonë e kishte dërguar në motel “Fontana” në Veternik, ku ia kishte paguar edhe fjetjen në këtë motel.


Ndërsa, sipas pretendimeve të Prokurorisë, kur i pandehuri, tani i ndjer M. J. kishte kryer vepër penale ndaj Azem Vllasit, ai bashkë me të akuzuarin Llumnica ishin takuar në qytet dhe pasi që kishin dashur të largoheshin për në shtetin e Zvicrës në orën 12 të mbrëmjes ishin arrestuar nga Policia e Kosovës.


Me këtë, Llumnica akuzohej se kishte  kryer veprën penale “ hakmarrje në ndihmë” nga neni 396 I KPRK-së.


Llumnica sipas kësaj aktakuzë sa ishte në Qendrën e paraburgimit në Lipjan më 16 maj 2017 thuhet se duke përdorur kanosjen dhe forcën ka dhunuar të dëmtuarin N.Z  duke e futur në banjo të dhomës së paraburgimit dhe duke e detyruar të njëjtin që t’i bëj seks oral. Sipas akuzës Llumnica edhe para se të ndodhte rasti disa ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht të dëmtuarin në fjalë.


Llumnica akuzohej për veprën penale “dhunim” nga neni 230 i KPRK-së.


Të pandehurit M. J., Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha, pretendohet se më 15 maj 2017, siç thuhet në aktakuzë, ishin pjesë e organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin ‘Avni Rrustema’ diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që të destabilizonin ose shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.


Sipas aktakuzës, të njëjtit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe  vrasje ndaj personaliteteve të lartë shtetëror të konsideruar si ish funksionarë të viteve 1980-1991 si tradhtar të vendit. Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj duke vazhduar me komandantë të luftës së UÇK-së, drejtorin e ATK-së, klerikët fetarë etj.


Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtar kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara thuhet ndër tjera në aktakuzë.


Ndërsa, i pandehuri, tani i ndjerë, M. J. thuhet se kishte tentuar të vriste Azem Vllasin si ish-funksionar i cili sipas tyre ishte vlerësuar si i pari në listën e tradhtarit të vendit.


Me këtë, ata akuzoheshin se kishin kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 I KPRK-së.


I pandehuri Bajrush Konjusha, akuzohej edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “pasi që me rastin e bastisjes në shtëpinë e tij ishte konfiskuar një pistoletë e gazit dhe një pushkë ajrore me diabolla 250 copë.


Ndërsa, i ndjeri M. J. nga PSRK-ja, ngarkohej me veprat  penale “hakmarrja” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria e akuzonte J. që duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore për t’i kuptuar  dhe kontrolluar veprimet e veta për shkak të sëmundjes nga çrregullimi skizoafektiv-tipi maniak, me karakter të përhershëm, më 13 mars 2017 ka shkuar në banesën e të dëmtuarit Azem Vllasi në Prishtinë, që ta privojë nga jeta si ish-udhëheqës i lartë i LKJ-së dhe ish-udhëheqës i Kosovës, duke e konsideruar të njëjtin si tradhtar për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me demonstratat e vitit 191 dhe çështjes kombëtare.


Tutje, në aktakuzë thuhet se J., fillimisht është interesuar që Vllasin ta angazhojë si avokat në çështje civile, ndërsa ai i ka thënë se nuk merret me çështje civile, duke e sugjeruar të drejtohet te një avokat tjetër dhe pas kontaktit të dytë me të, i akuzuari e ka nxjerrë pistoletën e tipit “Crvena Zastava”, me shurdhues duke ia drejtuar në ballë të dëmtuarit.


Me tej, prokuroria pretendon se Vllasi ia ka kapur pistoletën të ndjerit J. dhe e ulur, që ka ndikuar që plumbi ta godet Vllasin në pjesën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas kësaj, J. kishte tentuar edhe njëherë të shkrep me armë në drejtim të viktimës, por J. iu kishte bllokuar arma dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, për tu takuar me të pandehurin Avni Llumnica, për tu arrestuar nga polica në motel “Fontana”, në Veternik.


Sipas aktakuzës, pasi policia kishte bërë një kontroll në motel “Fontana”, te i ndjeri J ishte gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit “Crvena Zastava”, model 70 e kalibrit 70-65 mm, me shurdhues dhe një karikator me 7 fishekë, që e ka përdorur pa leje.


Sipas kësaj aktakuze Gjykata Themelore në Prishtinë, udhëhequr nga Kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica dhe gjykatësit Vesel Ismajli dhe Valbona Musliu – Selimaj, kishin marrë aktgjykim me të cilin të akuzuarit i kishte shpallur fajtorë.


Sadri Ramabaja, M. J., Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, në janar të vitit 2020 ishin shpallur fajtorë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.


Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, kurse për shkak të veprave terroriste 10 vjet burg, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vjetësh burgim. Atij do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMË”, me targa te huaja.


Për vepra penale terroriste, Sadri Ramabaja ishte dënuar me 5 vjet burg, kurse për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova ishte dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Rexhep Topllana ishte dënuar me 2 vjet.


Të ndjerit M. J. për shkak të gjendjes së tij, gjykata i kishte shqiptuar atij trajtim të detyrueshëm psikiatrik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh.


Behxhet Luzha për mos lajmërim të veprës penale ishte dënuar me 2 vjet burg.


Halim Halimi dhe Bajrush Konjusha ishin dënuar me nga 3 vjet burg. Përveç me burg, Konjusha me 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.


Për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha ishte refuzuar aktakuza, pasi që prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja penale.


Por me konstatimet e Gjykatës Themelore nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila çështjen e kishte kthyer në rigjykim, madje kishte kërkuar që rasti të kthehet nga shqyrtimi fillestar për shkak të shkeljeve të paevitueshme.


Në aktvendimin e Apelit thuhet se “çështja penale kthehet në rivendosje për tu proceduar nga shqyrtimi fillestarë dhe pas rregullimit të aktit akuzues”.


Ky aktvendim kishte bërë që Prokuroria Speciale të paraqes pas disa muajve një aktakuzë të re dhe me shumë ndryshime.


Sipas aktakuzës së datës 27 tetor 2020, Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha janë të vetmit të akuzuar në këtë rast.


Kjo pasi që PSRK heqë dorë nga vepra penale kundër rendit kushtetues respektivisht nga dyshimi për ekzistimin e një grupi kriminal “Syri i Popullit”.


Me aktakuzën e re, Llumnica akuzohet se në bashkëkryerje me tani të ndjerin M. J. kishin tentuar të privojnë nga jeta, Azem Vllasin.


Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar Llumnicën dhe M.J të kryejnë atentat ndaj të dëmtuarit Azem Vllasi, ndërkaq Bajrush Konjusha akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes.


Lidhur me akuzën ndaj të ndjerit M. J., sipas  vendimit të Apelit, meqenëse i njëjti vuante nga sëmundje mendore, rasti i tij ishte deleguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila ka ushtruar propozim për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. 


The post I akuzuari në rastin “Syri i Popullit” i drejtohet Azem Vllasit me fjalët: “Të kam mbrojt edhe në kohë të shkaut, e po të vras këtu” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Dy të vdekur në lagjen “Kalabria” të Prishtinës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/dy-te-vdekur-ne-lagjen-kalabria-te-prishtines-lajmet-e-fundit/ Sun, 14 Mar 2021 09:19:51 +0000 https://kosovonow.com/?p=3758 Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria” të Prishtinës. Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila thotë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00. “Rreth orës […]

The post Dy të vdekur në lagjen “Kalabria” të Prishtinës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Dy të vdekur në lagjen “Kalabria” të Prishtinës




Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.


Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila thotë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.


“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.


Vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.


“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /Zëri/


The post Dy të vdekur në lagjen “Kalabria” të Prishtinës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>