ndër | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Sun, 21 Aug 2022 21:27:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.1.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png ndër | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Mareci, ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, po braktiset https://kosovonow.com/mareci-nder-fshatrat-me-te-medha-te-prishtines-po-braktiset/ Sun, 21 Aug 2022 21:27:47 +0000 https://kosovonow.com/?p=18691 Mareci, ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, po braktiset

Nga 300 shtëpi sa kishte dikur, tani aty janë të banueshme vetëm 17 prej tyre. Banorët ankohen për mungesë të transportit publik, derisa mburren me bukuritë e fshatit. Banorët e fshatit që merren me bujqësi, blegtori e të tjera, ndërkohë që flasin me nostalgji për vitet e mëparshme, thonë se jeta në fshat ka ndryshuar shumë. […]

The post Mareci, ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, po braktiset first appeared on Kosovo Now.]]>
Mareci, ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, po braktiset

Nga 300 shtëpi sa kishte dikur, tani aty janë të banueshme vetëm 17 prej tyre. Banorët ankohen për mungesë të transportit publik, derisa mburren me bukuritë e fshatit.

Banorët e fshatit që merren me bujqësi, blegtori e të tjera, ndërkohë që flasin me nostalgji për vitet e mëparshme, thonë se jeta në fshat ka ndryshuar shumë.

 “E vërteta është që Mareci nuk ka transport publik, nga fshati janë shpërngul një numër i madh i banorëve, po ka ende banorë që jetojnë këtu, ka fëmijë që udhëtojnë, punëtorë që shkojnë në punë, por kushtet janë shumë të vështira për të udhëtuar prej fshatit në qytet”, tha Zymer Haxholli, banor i fshatit.

Derisa njëri banor e ka braktisur shtëpinë kaherë në fshat, tjetri ka investuar përskaj në një shtëpi. Manush Gërbeshi i cili prej vitesh jeton në Gjermani, përshkruan me dashuri mallin për vendlindjen nga pika më e lartë e fshatit, nga e cila shihen bukuritë e Marecit dhe rrethinës.

 “E kam një dashuri shumë të veçantë për Marecin, mirëpo në krahasim me atë kohë kur kam emigru unë edhe në bazë të banorëve, është me të vërtetë një tragjedi e shoh unë, e kanë lëshu pothuajse mbi 90%. Këtë pjesë pleqtë tonë e quajshin ‘Stamulli’. Është traditë 500- vjeçare dmth që ka met ky ven, gjoja se e sheh Stambollin. Ashtu e kanë përshkru pleqtë tonë. Është pika më e nalt, dikun 1212 metra, mos gabofsha, lartësi mbidetare, po edhe doken deri bjeshkët e Maqedonisë edhe Shqipërisë dhe është e veçanta se e ka një pamje 360 shkallë”, tha Manush Gërbeshi, mërgimtar.

Braktisja masive e fshatit vërehet edhe në shkollën fillore “Fan Noli”. Ish-nxënësi i saj, Nasuf Gërbeshi thotë se dikur shkolla kishte qindra nxënës.

 “Unë kur kam qenë në këtë shkollën fillore këtu ‘Fan Noli’ në Marec, përpara luftës ka pasë diku, përafërsisht, mbi 200 nxënës, tash për momentin janë vetëm 19. Numri i nxënësve që bie kaq dukshëm ka ndiku për arsye se kanë emigru njerëz nga fshati, sidomos në kohën e luftës dhe shumica prej tyre nuk janë kthy mo në fshat, pastaj kemi emigrimin e njerëzve nëpër shtetet e ndryshme të Evropës, botës etj”, shtoi Nasuf Gërbeshi.

Fshati Marec ka një sipërfaqe prej 112 mijë metra katrorë, që e bën ndër fshatrat më të mëdhenj të Prishtinës. Qysh prej përfundimit të luftës së fundit të vitit 1999, banorët e këtushëm ia vendosën emrin e ri- Merion.

The post Mareci, ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, po braktiset first appeared on Kosovo Now.]]>
‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje https://kosovonow.com/nder-dhe-privilegj-i-jashtezakonshem-adrola-dushi-merr-titullin-e-rendesishem-ne-vendlindje/ Thu, 04 Aug 2022 07:14:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=17809 ‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka marrë titullin e rëndësishëm në vendlindjen e saj, ajo është vlerësuar ditën e sotme me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adrola, teksa ka publikuar në Instagram disa foto nga ceremonia. “Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar […]

The post ‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje first appeared on Kosovo Now.]]>
‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka marrë titullin e rëndësishëm në vendlindjen e saj, ajo është vlerësuar ditën e sotme me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adrola, teksa ka publikuar në Instagram disa foto nga ceremonia.

“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite! Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i madh Faleminderit Mirdita ime Zoti te bekofte Te dua”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë në dekoratë shkruhet: Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror.

Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.

Shiko foton:

The post ‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje first appeared on Kosovo Now.]]>
Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/berisha-akuza-rames-per-ngjarjen-e-himares-nder-me-tragjiket-goditje-edhe-per-turizmin-lajmet-e-fundit/ Wed, 03 Aug 2022 21:54:41 +0000 https://kosovonow.com/?p=17790 Edhe në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për ngjarjen tragjike në Potam të Himarës, ku humbi jetën një 7-vjeçare. Duke e cilësuar ndër më tragjiket ngjarjen që nuk ndodh askund në botë, Berisha akuzon kryeministrin […]

The post Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin




Edhe në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për ngjarjen tragjike në Potam të Himarës, ku humbi jetën një 7-vjeçare.


Duke e cilësuar ndër më tragjiket ngjarjen që nuk ndodh askund në botë, Berisha akuzon kryeministrin Rama, teksa sjell në vëmendje edhe raste të tjera tragjike me protagonistë policinë apo shtetin.“Ndodhi ngjarja ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën?”


“Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi”.Për Berishën ngjarja e Himarës është një goditje e madhe ndaj turizmit, i cili sipas tij po falimenton.


“Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze. Sektori i turizmit po falimenton. Arrijmë në përfundimin shumë të hidhur se edhe kjo pasuri e pakrahasueshme, mahnitëse kombëtare, po shndërrohet në një mallkim për shqiptarët. Sot, ky vit është me kapacitete të boshatisura si asnjëherë më parë”.


“Ata që investuan mundin dhe djersën e tyre në kapacitete turistike, këtë vit, shumë prej tyre mendojnë si t’i shesin, si të shpëtojnë nga falimentimi dhe barra e tyre. Nuk ka një sektor tjetër ekonomik që është tmerrësisht i rëndësishëm, punëson mbi çerek milionë qytetarë me anekse dhe të tjera është gjenerator kryesor, por ja ku jemi. Kapacitetet në korrik ishin as gjysmë për gjysmë të shfrytëzuara. Kapacitetet shfrytëzoheshin kryesisht në ëeekend. Por krahaso ti një investitor në Vlorë, apo në Durrës që të shfrytëzojë kapacitetet e tij dy ditë në javë, në një kohë kur homologu i tij në Greqi apo Turqi i shfrytëzon 5-6 muaj”./A2


The post Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rizvanolli: Kënaqësi dhe nder që kam qenë udhëheqëse e ekipit në negociatat me MCC-në – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rizvanolli-kenaqesi-dhe-nder-qe-kam-qene-udheheqese-e-ekipit-ne-negociatat-me-mcc-ne-lajmet-e-fundit/ Wed, 27 Jul 2022 20:53:43 +0000 https://kosovonow.com/?p=17461 Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka është shprehur e kënaqur me finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së, nga e cila Kosova fiton 236,7 milionë dollarë, për furnizim me energji. “Kënaqësi që sot nënshkruam, pas gjithë punëve që janë bërë. Dua të falënderoj të gjithë […]

The post Rizvanolli: Kënaqësi dhe nder që kam qenë udhëheqëse e ekipit në negociatat me MCC-në – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rizvanolli: Kënaqësi dhe nder që kam qenë udhëheqëse e ekipit në negociatat me MCC-në




Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka është shprehur e kënaqur me finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së, nga e cila Kosova fiton 236,7 milionë dollarë, për furnizim me energji.


“Kënaqësi që sot nënshkruam, pas gjithë punëve që janë bërë. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar”, tha Rizvanolli.


“Është kënaqësi dhe nder që kam qenë në udhëheqje të ekipit gjatë negociatave që janë zhvilluar”


“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes do të bëhet sa më herët që është e mundur”. /klankosova


The post Rizvanolli: Kënaqësi dhe nder që kam qenë udhëheqëse e ekipit në negociatat me MCC-në – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Haradinaj – Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/haradinaj-kurtit-po-shihet-qe-e-ke-mizen-nder-kapuc-ti-e-haki-abazi-yt-po-i-bini-rrotull-krizes-se-energjise-lajmet-e-fundit/ Thu, 21 Jul 2022 10:58:50 +0000 https://kosovonow.com/?p=17148 FOTO: Laura Hasani Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth termocentralit “Kosova e Re” , që e kishte kundërshtuar Kurti, teksa e pyeti nëse është bërë ‘pishman’, ai dhe Haki Abazi që e penguan ndërtimin e këtij termocentrali. ‘’Kryeministër e pashë që ishit të kujdesshëm […]

The post Haradinaj – Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Haradinaj – Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisëFOTO: Laura Hasani




Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth termocentralit “Kosova e Re” , që e kishte kundërshtuar Kurti, teksa e pyeti nëse është bërë ‘pishman’, ai dhe Haki Abazi që e penguan ndërtimin e këtij termocentrali.


‘’Kryeministër e pashë që ishit të kujdesshëm me na e shpjegua gjendjen në Gjermani. Krejt bota e di që ata dikur kanë vendosë me i mbyllë nuklearët dhe me na tregu që s’kanë investime të vjetra, por po i hapin të rejat. A i ke ra pishman që e ke pengu investimin në “Kosovën e Re”, në 500 megavat. A e kishit pranu sot atë investim ti e Haki Abazi e krejt ju që jeni këtu. Edhe çka kishit thënë sot për atë investim se ju lutna, po shihet që e keni mizën nër kapuç edhe po i bini rrotull kësaj pune. A keni marrëveshje dhe sa na siguron në këtë dimër’’, tha ai. /EO 


Image


Image


 

The post Haradinaj – Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Uji nga burimi në Istog ndër më të mirët në Evropë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/uji-nga-burimi-ne-istog-nder-me-te-miret-ne-evrope-lajmet-e-fundit/ Mon, 11 Jul 2022 06:32:58 +0000 https://kosovonow.com/?p=16670 Në Istog, burimi i ujit, përveç që po shërben për furnizim për banorët e kësaj ane, ai tashmë është shndërruar edhe në një atraksion turistik. Madje ekspertë të hidro-gjeologjisë konsiderojnë se ky ujë është i mineralizuar me kalcium dhe magnez, ndërsa në aspektin bakterial është […]

The post Uji nga burimi në Istog ndër më të mirët në Evropë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Uji nga burimi në Istog ndër më të mirët në Evropë




Në Istog, burimi i ujit, përveç që po shërben për furnizim për banorët e kësaj ane, ai tashmë është shndërruar edhe në një atraksion turistik.


Madje ekspertë të hidro-gjeologjisë konsiderojnë se ky ujë është i mineralizuar me kalcium dhe magnez, ndërsa në aspektin bakterial është uji më i mirë në Evropë. 


Burimi i Istogut, me bujshmëri prej 250 litra në sekond, është hidromonument i cili shpërthen në kontaktin në mes gëlqerorëve dhe shkëmbit magmatik në lartësi mbidetare 480 metra, lartësi kjo identike edhe për burimet e Vrellës dhe Drinit të Bardhë. Kështu është shprehur gjeologu Enver Boletini i cili për më tepër thotë se ky proces ndodhë përmes çarjeve tektonike dhe parimit të shtypjes së madhe.


Enver Boletini, inxh i hidro i gjeologjisë, tha për RTK se burimi i Istogut është një begati natyrore i cili krahas furnizmit me ujë të pijes për banorët e kësaj ane tashmë është shndërruar një atraksion të madh turistik.


“Temperatura në burimin është 6 shkallë celsius ndërsa uji është i mineralizuar me kalcium dhe magnez ndërsa në aspektin bakterial është uji më i mirë në Evropë, thotë hidrogjeologu Enver Boletini.



The post Uji nga burimi në Istog ndër më të mirët në Evropë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>