Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj – Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisë – Lajmet e fundit



Haradinaj – Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisëFOTO: Laura Hasani




Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth termocentralit “Kosova e Re” , që e kishte kundërshtuar Kurti, teksa e pyeti nëse është bërë ‘pishman’, ai dhe Haki Abazi që e penguan ndërtimin e këtij termocentrali.


‘’Kryeministër e pashë që ishit të kujdesshëm me na e shpjegua gjendjen në Gjermani. Krejt bota e di që ata dikur kanë vendosë me i mbyllë nuklearët dhe me na tregu që s’kanë investime të vjetra, por po i hapin të rejat. A i ke ra pishman që e ke pengu investimin në “Kosovën e Re”, në 500 megavat. A e kishit pranu sot atë investim ti e Haki Abazi e krejt ju që jeni këtu. Edhe çka kishit thënë sot për atë investim se ju lutna, po shihet që e keni mizën nër kapuç edhe po i bini rrotull kësaj pune. A keni marrëveshje dhe sa na siguron në këtë dimër’’, tha ai. /EO 


Image


Image


 

Comments are closed.