Take a fresh look at your lifestyle.

Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin – Lajmet e fundit



Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin




Edhe në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për ngjarjen tragjike në Potam të Himarës, ku humbi jetën një 7-vjeçare.


Duke e cilësuar ndër më tragjiket ngjarjen që nuk ndodh askund në botë, Berisha akuzon kryeministrin Rama, teksa sjell në vëmendje edhe raste të tjera tragjike me protagonistë policinë apo shtetin.“Ndodhi ngjarja ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën?”


“Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi”.Për Berishën ngjarja e Himarës është një goditje e madhe ndaj turizmit, i cili sipas tij po falimenton.


“Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze. Sektori i turizmit po falimenton. Arrijmë në përfundimin shumë të hidhur se edhe kjo pasuri e pakrahasueshme, mahnitëse kombëtare, po shndërrohet në një mallkim për shqiptarët. Sot, ky vit është me kapacitete të boshatisura si asnjëherë më parë”.


“Ata që investuan mundin dhe djersën e tyre në kapacitete turistike, këtë vit, shumë prej tyre mendojnë si t’i shesin, si të shpëtojnë nga falimentimi dhe barra e tyre. Nuk ka një sektor tjetër ekonomik që është tmerrësisht i rëndësishëm, punëson mbi çerek milionë qytetarë me anekse dhe të tjera është gjenerator kryesor, por ja ku jemi. Kapacitetet në korrik ishin as gjysmë për gjysmë të shfrytëzuara. Kapacitetet shfrytëzoheshin kryesisht në ëeekend. Por krahaso ti një investitor në Vlorë, apo në Durrës që të shfrytëzojë kapacitetet e tij dy ditë në javë, në një kohë kur homologu i tij në Greqi apo Turqi i shfrytëzon 5-6 muaj”./A2


Comments are closed.