rreth | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 26 Jan 2023 23:05:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.1.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png rreth | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rreth-500-mije-euro-u-mblodhen-per-tri-ore-per-familjet-qe-pesuan-nga-permbytjet-lajmet-e-fundit/ Thu, 26 Jan 2023 23:05:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=26778 Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë ia dalim’’, organizim tre orësh ky i cili u transmetua në disa televzione në Kosovë. Gjysmë milioni mjete, do t’iu dedikohen familjeve që pësuan rëndë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shumta atmosferike […]

The post Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet




Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë ia dalim’’, organizim tre orësh ky i cili u transmetua në disa televzione në Kosovë.


Gjysmë milioni mjete, do t’iu dedikohen familjeve që pësuan rëndë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shumta atmosferike që ndodhën kohës së fundit në mbarë Kosovën.


Donacionet u dhuruan nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve të cilët drejtpërdrejtë u realizuan gjatë transmetimit në televizion.


The post Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Acari ekstrem bllokon rreth 200 milionë amerikanë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/acari-ekstrem-bllokon-rreth-200-milione-amerikane-lajmet-e-fundit/ Sat, 24 Dec 2022 12:08:37 +0000 https://kosovonow.com/?p=24880 Bota December 24, 2022 – 13:05 Diku rreth 200 milionë amerikanë janë prekur nga stuhia masive e borës, e cila shkaktoi vdekjen e më së paku 19 vdekjeve të qytetarëve para vikendit të festave. Ndërsa, mbi 1.5 milion qytetarë mbetën pa energji elektrike dhe mijëra […]

The post Acari ekstrem bllokon rreth 200 milionë amerikanë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Acari ekstrem bllokon rreth 200 milionë amerikanë


Bota
December 24, 2022 – 13:05

Diku rreth 200 milionë amerikanë janë prekur nga stuhia masive e borës, e cila shkaktoi vdekjen e më së paku 19 vdekjeve të qytetarëve para vikendit të festave.


Ndërsa, mbi 1.5 milion qytetarë mbetën pa energji elektrike dhe mijëra fluturime u anuluan të premten.


Stuhia shtrihet përtej 3,200 kilometra nga Teksas deri në Quebec.


Qytetet në Kanada, Ontario dhe Quebec janë goditur me stuhinë e Arktikut duke lënë pa energji elektrike me qindëra mijëra qytetarë, kurse pjesa tjetër e vendit, nga Kolumbia Britaneze deri në Neëfoundland, ishte në gjendje të acarit ekstrem dhe me paralajmerime stuhie bore.


Shërbimi amerikan i motit kombëtar (NWS) njofton se të premten ‘shënoi paralajmërimet më të mëdha të motit dimëror ndonjëherë’, me temperatura ekstreme deri në – 45 gradë Celsius, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.


Kurse, në Pensilvania dhe Michigan, NWS ka parashikuar rënie e dendur bore, përderisa në Buffalo pritet rënie bore deri 89 centimetra.


The post Acari ekstrem bllokon rreth 200 milionë amerikanë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Policia: Rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës në protestën në veri https://kosovonow.com/policia-rreth-1-mije-e-500-pjesemarres-ne-protesten-ne-veri/ Thu, 22 Dec 2022 13:20:51 +0000 https://kosovonow.com/?p=24765 Policia: Rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës në protestën në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e sotme në veri ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar. Nga vlerësimet në terren, sipas Policisë, në protestë kanë qenë rreth 1.500 pjesëmarrës. Policia ka demantuar spekulimet për gjoja pengimin e autobusëve në Shtërpcë, që kanë pasur për qëllim shkuarjen në protestë. “Referuar […]

The post Policia: Rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës në protestën në veri first appeared on Kosovo Now.]]>
Policia: Rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës në protestën në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e sotme në veri ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar. Nga vlerësimet në terren, sipas Policisë, në protestë kanë qenë rreth 1.500 pjesëmarrës.

Policia ka demantuar spekulimet për gjoja pengimin e autobusëve në Shtërpcë, që kanë pasur për qëllim shkuarjen në protestë.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje. Policia e Kosovës siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të protestës, ka theksuar njohjen e të drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim.”, është bërë e ditur nga PK.

KosovaPress ka raportuar se në protestë është thënë mes tjerash se shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku ndër vite, andaj nuk është ndonjë problem të vazhdohet kjo bashkëjetesë edhe në të ardhmen. Por, problemi qëndron mes serbëve dhe qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Albin Kurti, për të cilin është thënë se “po dëshiron t’ i zhdukë serbët nga Kosova”.

Përveç kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ish kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq etj. Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiq dhe të tjerëve, pastaj tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë.

Ndryshe, i ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit, i formuar nga serbët lokalë, për sot kishte ftuar qytetarët në “protestën më të madhe ndonjëherë”.

The post Policia: Rreth 1 mijë e 500 pjesëmarrës në protestën në veri first appeared on Kosovo Now.]]>
Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, u ekspozuan rreth 2,000 tituj nga fusha të ndryshme – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/hapet-panairi-i-librit-te-vjeter-te-rralle-dhe-te-perdorur-u-ekspozuan-rreth-2000-tituj-nga-fusha-te-ndryshme-lajmet-e-fundit/ Fri, 16 Dec 2022 23:02:41 +0000 https://kosovonow.com/?p=24440 Sapo është hapur edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në pjesën e amfiteatrit, me fillim nga 11:00. Në këtë panair të librit u ekspozuan rreth 2,000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të […]

The post Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, u ekspozuan rreth 2,000 tituj nga fusha të ndryshme – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, u ekspozuan rreth 2,000 tituj nga fusha të ndryshme




Sapo është hapur edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në pjesën e amfiteatrit, me fillim nga 11:00. Në këtë panair të librit u ekspozuan rreth 2,000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur duke filluar nga fusha e letërsisë, e gjuhësisë, e historisë, e etnologjisë, e etnografisë, e antropologjisë, e filozofisë, e eseistikes, e estetikës, e filmit si dhe e teatrit.Bashkëpunimi dhe bashkë-organizimi i Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ka sjell edhe hapjen e ekspozitës “Të ndarë”, por të pashkëputur dhe hapjen e ekspozitës me dokumente arkivore “Dhimitër Pasko”.


Në stendat e këtij panairi u organizua “Dita e dhurimit të librit” dhe u bë pranim-dorëzimi i librave të dhuruar nga individë, shtëpi botuese, OJQ, për bibliotekat e shkollave të komunës së Prishtinës. Me shpresën se këto ngjarje kulturore të shtohen edhe nëpër qytetet e tjera të Kosovës në vitet e ardhshme, u bë hapja zyrtare e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.Të pranishëm ishin drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj si dhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.“Këto janë dy ekspozita që duken në dukje nuk janë fort mirë por kanë lidhje shumë. Të ndarë ne jemi sepse kështu erdhën rrethanat dhe shqiptarët e bënë kompromisin e tyre të madh në ditën që u shpall Pavarësia e Kosovës. E bënë kompromisin e mos arritjes së idealit që realisht doli në pah si vlera jonë kombëtare por këtë duhet ta kthejmë si fitore”, thotë Bido.


Sipas tij, është një kompromis i fitores së jetës dhe jo idealit e sidomos sot kur tendencat vlojnë duke prodhuar identitete të veçanta.


“Kjo ekspozitë rrëfen më së miri se për çfarë luftoi Isa Boletini dhe nëse ai do të shihte flamurin verdhë e blu, nuk do t’i pëlqente. Ne jemi gjithnjë bashkë me Agjencinë e Arkivave të Kosovës”, ka thënë Bido.Kjo ngjarje është organizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Drejtorisë së Kulturës të Komunës së Prishtinës.


Ndërsa me fillim nga ora 13.00, në sallën e konferencave të “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, është organizuar edhe përurimi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare”.Kurse, të shtunën me fillim nga ora 11:00, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, në “Art Centër”, organizohet tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Z. Emini.


Po ashtu, duke filluar nga ora 14:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet ora poetike “Dritë mbi plagë”. Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”. Ndërsa, nga ora 15:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet tryeza për romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti. Flasin për librin shkrimtarë, studiues, kritikë, publicistë, ish-të burgosur në Burgun e Dubravës (përjetues të masakrës). Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Eskadronët e vdekjes”. / KultPlus


The post Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, u ekspozuan rreth 2,000 tituj nga fusha të ndryshme – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Ulja e pagave, vetëm sot në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore https://kosovonow.com/ulja-e-pagave-vetem-sot-ne-prishtine-u-shtyne-rreth-150-seanca-gjyqesore/ Thu, 24 Nov 2022 17:32:01 +0000 https://kosovonow.com/?p=23287 Ulja e pagave, vetëm sot në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të enjte janë shtyrë 150 seanca gjyqësore, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët. Në këtë shifër nuk janë përfshirë seancat gjyqësore që janë shtyrë në katër degët e kësaj gjykate; në Graçanicë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas. Kështu ka bërë të ditur […]

The post Ulja e pagave, vetëm sot në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore first appeared on Kosovo Now.]]>
Ulja e pagave, vetëm sot në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të enjte janë shtyrë 150 seanca gjyqësore, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Në këtë shifër nuk janë përfshirë seancat gjyqësore që janë shtyrë në katër degët e kësaj gjykate; në Graçanicë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas.

Kështu ka bërë të ditur Mirlinda Gashi – zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, numri i seancave të cilat janë shtyrë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me numër KGJK.nr.445/22 të datës 24 nëntor 2022, është rreth 150 seanca. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish. Vendimi është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, shoqëria civile e opozita.

Ndërsa, gjykatat po ofrojnë vetëm shërbime esenciale, bazuar në vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që do të zbatohet deri më 8 dhjetor.

The post Ulja e pagave, vetëm sot në Prishtinë u shtynë rreth 150 seanca gjyqësore first appeared on Kosovo Now.]]>
Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse https://kosovonow.com/rreth-60-per-qind-e-konsumatoreve-te-termokos-it-kane-instaluar-pajisjet-matese/ Wed, 23 Nov 2022 17:20:13 +0000 https://kosovonow.com/?p=23239 Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse

Tek 60 për qind e konsumatorëve të ngrohtores së qytetit janë instaluar pajisjet matëse në radiatorë, brenda dhomave ku jetojnë. Edhe me fillimin e sezonit ngrohës, janë duke vazhduar punimet, ku deri më tani janë instaluar 35 mijë matës të energjisë. Prishtinasve po u kërkohet që të kursejnë energjinë termike me rekomandimet që temperatura në ambientet […]

The post Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse first appeared on Kosovo Now.]]>
Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse

Tek 60 për qind e konsumatorëve të ngrohtores së qytetit janë instaluar pajisjet matëse në radiatorë, brenda dhomave ku jetojnë. Edhe me fillimin e sezonit ngrohës, janë duke vazhduar punimet, ku deri më tani janë instaluar 35 mijë matës të energjisë. Prishtinasve po u kërkohet që të kursejnë energjinë termike me rekomandimet që temperatura në ambientet familjare të jetë deri në 22 gradë. Kështu u tha pas vizitës në disa banesa të lagjes Dardania të kryeshefit të Termokos-it dhe Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK). Instalimi i këtyre pajisjeve matëse mundëson ndryshimin e mënyrës së faturimit të konsumatorëve së ngrohtores së qytetit, në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save”.

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit “Termokos”, Fisnik Osmani thekson se ky projekt po realizohet suksesshëm dhe se edhe gjatë sezonit po vazhdojnë punimet.

Osmani: Deri më tani afër 60 për qind e projektit është arritur

“Sot ishim në njërën prej banesave të cilat po kryhen punimet, në Dardani, në hyrjen 5/8. Dhe pamë që po zhvillohen punimet mirë, me dinamikën e paraparë dhe të suksesshme. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se ka një pritje shumë të mirë prej qytetarëve të Prishtinës dhe definitivisht është kuptuar rëndësia e këtij projekti. Planifikojmë edhe ditëve në vazhdim edhe gjatë sezonit me përmbyll projektin. Derisa sot kemi arritur diku mbi nëntë mijë e 500 banesa të instalohen ose njësi banesore, në të gjitha lagjet e Prishtinës. Me njësi matëse të matësve të energjisë sigurisht kemi shkuar diku rreth 35 mijë sosh. Në përqindje të total projektit, afër 60 për qind, jemi në afat kohor të planifikuar”, thotë ai.

Ky projekt nuk është vetëm për instalimin e pajisjeve, por edhe për ndërrimin e shprehive të shfrytëzimit të ngrohjes, thotë drejtori i Programit të Energjisë në MFK, Burim Hashani.

Hashani: Nxehtësia e kursyer do të përdoret pastaj nga Termokos që të zgjerohet edhe në lagje të tjera

“Nxehtësia e kursyer do të përdoret pastaj nga Termokos që të zgjerohet edhe në lagje të tjera, duke ditur edhe benefitet e ngrohjes qendrore ku pastaj njerëzit e eliminojnë energjinë elektrike për të ngrohur. Andaj, në këtë aspekt ne jemi duke bërë edhe fushata por edhe njerëzit kanë filluar të mendojnë ndryshe. Tash ua kemi mundësuar edhe përmes valvulave termostatike dhe termokoka që të kontrollojnë nxemjen. Jemi duke informuar njerëzit se cilat temperatura janë standarde normale që duhet të mbahet temperatura në dhomë. Nuk ka nevojë të jetë 25-26 gradë është tepër, është mbi standard dhe jo komfort”, shprehet ai.

Edhe specialistja për energji në MFK, Drita Desku thekson rëndësinë e projektit “Prishtina HeatSave” dhe shfrytëzimin e energjisë termike.

Desku: Ky projekt i joni ka pasur një rekord të instalimeve

“Ne në raport me të gjitha vizitat që kemi pasur në rajon, ky projekt i joni ka pasur një rekord të instalimeve, meqenëse ka qenë edhe koha e shkurtër. Edhe prej konsumatorëve është pritur mjaft, bile kemi kërkesa se a do të zgjerohet edhe në lagje të cilat është tani duke u zgjeruar edhe Termokos-i. Unë mendoj që sa i përket faturimit, është proces të cilin jemi duke e vazhduar në vazhdimësi. Besoj që edhe me Zyrën e Rregullatorit ia kemi përpiluar një model. Do të krijohet një tarifë e përshtatshme, të cilin konsumatori nuk do e ndjen barrierën shpenzimin dhe do të inkurajoj aq më shumë përdorimin e energjisë termike me atë elektrike”, thekson Desku.

Sa i përket zgjerimit të rrjetit ngrohës, kryeshefi i Termokos-it thotë për KosovaPress se janë duke punuar intensivisht në disa lagje.

Osmani: Në lagjen ‘Muharrem Fejza’ jemi jashtë planit dhe po punojmë më tepër se sa që kemi planifikuar

“Në lagjen ‘Muharrem Fejza’ jemi jashtë planit dhe po punojmë më tepër se sa që kemi planifikuar. Deri mbrëmë kemi arritur diku në 123 mijë metra katrorë të reja të instalojmë në ‘Muharrem Fejza’. Po flasim diku për nënstacione që janë instaluar dhe diku 34 që i kemi lëshuar në punë. Para kohe kemi filluar në lagjen ‘Arbëria’, tubacionin e parë në ndërtesat e para veç e kemi shpërndarë dhe po shkojmë paralelisht me kontraktorët që të punojmë në densifikimin”, përfundon Osmani.

Projekti “Prishtina Heat Save”, në vlerë prej më shumë se nëntë milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës.

The post Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse first appeared on Kosovo Now.]]>
Rreth 30% e territorit të Ukrainës i minuar si rezultat i luftës https://kosovonow.com/rreth-30-e-territorit-te-ukraines-i-minuar-si-rezultat-i-luftes/ Sat, 19 Nov 2022 02:46:01 +0000 https://kosovonow.com/?p=23014 Rreth 30% e territorit të Ukrainës i minuar si rezultat i luftës

Rreth 30% e territorit të Ukrainës është minuar si rezultat i luftës ruse, që korrespondon me rreth dyfishin e madhësisë së Austrisë, njoftoi sot Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, në Kiev. “Zona dhe numri i minave në territorin ukrainas është rritur dhjetëfish në krahasim me kohën para luftës që filloi më 24 shkurt”, thuhet në deklaratë. […]

The post Rreth 30% e territorit të Ukrainës i minuar si rezultat i luftës first appeared on Kosovo Now.]]>
Rreth 30% e territorit të Ukrainës i minuar si rezultat i luftës

Rreth 30% e territorit të Ukrainës është minuar si rezultat i luftës ruse, që korrespondon me rreth dyfishin e madhësisë së Austrisë, njoftoi sot Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, në Kiev.

“Zona dhe numri i minave në territorin ukrainas është rritur dhjetëfish në krahasim me kohën para luftës që filloi më 24 shkurt”, thuhet në deklaratë.

Minat tokësore janë përdorur në Ukrainën lindore, që nga konflikti midis trupave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014.

“Në rajonet e Khersonit dhe Mykolaiv, pastrimi i mjeteve shpërthyese vazhdon ende. Një sipërfaqe prej më shumë se 8000 kilometra katrorë do të çminohet”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Shërbimit të Emergjencave, Serhiy Kryk, tha se shpresonte që furnizimi me energji elektrike do të rikthehej në zonat e rimarra, në ditët e ardhshme.

“Do të duhen disa muaj për të rindërtuar infrastrukturën në zonën e Khersonit”, shtoi ai. /DPA/

The post Rreth 30% e territorit të Ukrainës i minuar si rezultat i luftës first appeared on Kosovo Now.]]>
Zelensky: Rreth 4 milionë njerëz në Ukrainë po preken nga ndërprerjet e energjisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/zelensky-rreth-4-milione-njerez-ne-ukraine-po-preken-nga-nderprerjet-e-energjise-lajmet-e-fundit/ Fri, 04 Nov 2022 20:03:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=22298 Bota November 04, 2022 – 20:23 Rreth katër milionë njerëz në të gjithë Ukrainën po preken nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë të shkaktuara nga sulmet ajrore të Rusisë në infrastrukturën e energjisë elektrike të vendit, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në fjalimin e tij […]

The post Zelensky: Rreth 4 milionë njerëz në Ukrainë po preken nga ndërprerjet e energjisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Zelensky: Rreth 4 milionë njerëz në Ukrainë po preken nga ndërprerjet e energjisë


Bota
November 04, 2022 – 20:23

Rreth katër milionë njerëz në të gjithë Ukrainën po preken nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë të shkaktuara nga sulmet ajrore të Rusisë në infrastrukturën e energjisë elektrike të vendit, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.


Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky foli për situatën aktuale, teksa infrastruktura kritike e Ukrainës është goditur rëndë nga sulmet ruse ditët e fundit.


“Që nga kjo kohë, shumë qytete dhe rajone të vendit tonë përdorin oraret e ndërprerjes së stabilizimit”, tha ai.“Ne po bëjmë gjithçka që shteti të ketë mundësi të reduktojë ndërprerje të tilla”, shtoi Zelensky. /abcnews.al


The post Zelensky: Rreth 4 milionë njerëz në Ukrainë po preken nga ndërprerjet e energjisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Hill: Tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth targave, nuk i zgjidh çështjet kyçe – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/hill-tejkalimi-i-mosmarreveshjeve-rreth-targave-nuk-i-zgjidh-ceshtjet-kyce-lajmet-e-fundit/ Mon, 31 Oct 2022 22:11:19 +0000 https://kosovonow.com/?p=22083 Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sonte në mbrëmje se tejkalimi i punës së targave nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit. Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pritjen që organizoi për nder të një […]

The post Hill: Tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth targave, nuk i zgjidh çështjet kyçe – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Hill: Tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth targave, nuk i zgjidh çështjet kyçe




Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sonte në mbrëmje se tejkalimi i punës së targave nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit.


Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pritjen që organizoi për nder të një delegacioni biznesmenësh nga SHBA-të që po vizitojnë Serbinë, tha se autoritetet e Prishtinës ndjehen sikur janë në një zonë gri kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në.


“Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë, nëse serbët mund të ndihen rehat në Kosovë, a mund të ndihen të mbështetur dhe të mbrojtur nga ligji, a mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto janë pyetje me rëndësi kyçe”, tha Hill, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.


The post Hill: Tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth targave, nuk i zgjidh çështjet kyçe – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Zekensky: Rreth katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e rrymës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/zekensky-rreth-kater-milione-ukrainas-jane-goditur-nga-nderprerjet-e-rrymes-lajmet-e-fundit/ Sat, 29 Oct 2022 12:43:24 +0000 https://kosovonow.com/?p=21961 Bota October 29, 2022 – 14:27 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rreth katwr milionë njerëz në të gjithë Ukrainën janë goditur nga kufizimet e energjisë elektrike, që kompanitë ukrainase janë detyruar t’i vendosin, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga fushata e bombardimeve të […]

The post Zekensky: Rreth katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e rrymës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Zekensky: Rreth katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e rrymës


Bota
October 29, 2022 – 14:27

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rreth katwr milionë njerëz në të gjithë Ukrainën janë goditur nga kufizimet e energjisë elektrike, që kompanitë ukrainase janë detyruar t’i vendosin, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga fushata e bombardimeve të Rusisë.


Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës, më 28 tetor, se zonat e prekura përfshijnë Kievin dhe Harkivin, si dhe rajonet përreth dy qyteteve të mëdha.


Autoritetet në Kiev thanë se kufizimet do të duhet të rriten në nivele “të paprecedentë”.


Kompania kombëtare ukrainase e energjisë, Ukrenergo, tha në një deklaratë se “ndërprerjet emergjente” prej katër orësh në ditë, ose më shumë, kishin rifilluar në rajonin e Kievit.


Masat janë të nevojshme për të stabilizuar rrjetin elektrik sepse armiku vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të kryeqytetit.


Ukraina dhe aleatët e saj kanë thënë se shumë nga sulmet janë kryer nga dronët e furnizuar nga Irani.


Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi të premten homologut të tij iranian që të ndalojë menjëherë furnizimin me armë për Rusinë. Kjo ishte telefonata e parë mes dy zyrtarëve që kur Kievi tha se Moska po përdor dronë të prodhuar nga Irani.


Zyrtarët në të gjithë vendin u kanë kërkuar njerëzve që të kursejnë energjinë duke reduktuar konsumin e tyre të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut dhe duke shmangur përdorimin e pajisjeve të tensionit të lartë.


Ukraina tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar që kur Rusia nisi valën e parë të sulmeve në infrastrukturën energjetike më 10 tetor. /REL


The post Zekensky: Rreth katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e rrymës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>