Take a fresh look at your lifestyle.

Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, u ekspozuan rreth 2,000 tituj nga fusha të ndryshme – Lajmet e fundit



Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, u ekspozuan rreth 2,000 tituj nga fusha të ndryshme




Sapo është hapur edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në pjesën e amfiteatrit, me fillim nga 11:00. Në këtë panair të librit u ekspozuan rreth 2,000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur duke filluar nga fusha e letërsisë, e gjuhësisë, e historisë, e etnologjisë, e etnografisë, e antropologjisë, e filozofisë, e eseistikes, e estetikës, e filmit si dhe e teatrit.Bashkëpunimi dhe bashkë-organizimi i Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ka sjell edhe hapjen e ekspozitës “Të ndarë”, por të pashkëputur dhe hapjen e ekspozitës me dokumente arkivore “Dhimitër Pasko”.


Në stendat e këtij panairi u organizua “Dita e dhurimit të librit” dhe u bë pranim-dorëzimi i librave të dhuruar nga individë, shtëpi botuese, OJQ, për bibliotekat e shkollave të komunës së Prishtinës. Me shpresën se këto ngjarje kulturore të shtohen edhe nëpër qytetet e tjera të Kosovës në vitet e ardhshme, u bë hapja zyrtare e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.Të pranishëm ishin drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj si dhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.“Këto janë dy ekspozita që duken në dukje nuk janë fort mirë por kanë lidhje shumë. Të ndarë ne jemi sepse kështu erdhën rrethanat dhe shqiptarët e bënë kompromisin e tyre të madh në ditën që u shpall Pavarësia e Kosovës. E bënë kompromisin e mos arritjes së idealit që realisht doli në pah si vlera jonë kombëtare por këtë duhet ta kthejmë si fitore”, thotë Bido.


Sipas tij, është një kompromis i fitores së jetës dhe jo idealit e sidomos sot kur tendencat vlojnë duke prodhuar identitete të veçanta.


“Kjo ekspozitë rrëfen më së miri se për çfarë luftoi Isa Boletini dhe nëse ai do të shihte flamurin verdhë e blu, nuk do t’i pëlqente. Ne jemi gjithnjë bashkë me Agjencinë e Arkivave të Kosovës”, ka thënë Bido.Kjo ngjarje është organizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Drejtorisë së Kulturës të Komunës së Prishtinës.


Ndërsa me fillim nga ora 13.00, në sallën e konferencave të “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, është organizuar edhe përurimi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare”.Kurse, të shtunën me fillim nga ora 11:00, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, në “Art Centër”, organizohet tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Z. Emini.


Po ashtu, duke filluar nga ora 14:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet ora poetike “Dritë mbi plagë”. Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”. Ndërsa, nga ora 15:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet tryeza për romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti. Flasin për librin shkrimtarë, studiues, kritikë, publicistë, ish-të burgosur në Burgun e Dubravës (përjetues të masakrës). Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Eskadronët e vdekjes”. / KultPlus


Comments are closed.