Take a fresh look at your lifestyle.

Si t’i mbroni fëmijët nga përmbajtja jo e mirë në web

Ky artikull është shkruar që sadopak t’i ndihmojë prindërve në monitorimin e fëmijëve të tyre në përdorimin e teknologjisë në ditët e sotme gjatë përdorimit të telefonave të mençur.

Në ditët e sotme shumë nga fëmijët nga mosha 6 muaj e lartë e ndoshta edhe më herët mbajnë një telefon të mençur (SMART) në duart e tyre dhe shumë nga prindërit iu lejojnë fëmijëve të zgjedhin vet në përmbajtjen se çka duhet të shohin, duke mos ditur rrezikun se nga çka mund të kërcënohen dhe cilët janë faktorët që mund të ndikojnë negativisht apo pozitivisht tek fëmijët.

Në kohën në të cilën sot po jetojmë të rrjeteve sociale si FACEBOOK, INSTAGRAM, TIKTOK e të tjera është shumë me rëndësi përmbajta të cilët fëmijët e shikojnë përfshi këtu edhe lojërat të cilat ata i zgjedhin për të luajtur kundrejt moshës së tyre apo përfshi këtu edhe filmat të cilët ata i zgjedhin t’i shikojnë në kanalet si NETFLIX apo YOUTUBE apo edhe platforma të tjera.

Një pikë me rëndësi është edhe shpërfaqja e të dhënave të tyre private, paraqitjet në kanale të ndryshme të rrjeteve sociale pa i mbushur të paktën as të 14-tat. Sot shohim shumë fëmijë në kanale të ndryshme apo shumë prindër që i lejojnë fëmijët e tyre tw shohin kanale në Youtube duke mos ditur se çfarë përmbajte kanë dhe a janë të përshtatshme për moshën e tyre. Kemi edhe raste kur prindërit nuk e kuptojnë gjuhën që flitet në ato kanale, ndërsa fëmijët po, apo instalojnë aplikacione e lojëra të ndryshme pa aprovimin e prindërve.

Sot ekzistojnë shumë platforma online pa pagesë të cilat iu mundësojnë prindërve që të kontrollojnë SmartPhone-t e fëmijëve të tyre. Duke mos i lejuar ata të shohin përmbajte që nuk janë të përshtatshme për moshat e tyre. Gjithashtu duke mos i lejuar fëmijët të instalojnë aplikacione të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre, limitimin e kohës së qëndrimit në Smart Phone, etj.

Një nga platformat e cila sot iu mundëson që familja juaj, fëmijët e juaj të të janë të sigurt gjatë qëndrimit online është GOOGLE FAMILY LINK nga platforma Google.com

Çka është Google Family Link dhe si funksionon si platformë?

Shumë gjëra të cilat ne si prindër i ëndërrojmë që t’i kemi nën mbikëqyrje për fëmijët tanë gjatë qëndrimit online sot platforma Google Family Link na mundëson.

Duke filluar nga:

  • Çka dëshironi që fëmija juaj të instalon në telefonin e tij/saj,
  • Mundëson të menaxhoni/limitoni se sa kohë të qëndrojnë në telefonin. P.sh. 2 Orë nga ditës nga ora 15:00 deri në ora 18:00,
  • Mundëson edhe të specifikoni kohën e qëndrimit në secilin aplikacion,
  • Të vendosni kohën e gjumit,
  • Të shihni lokacionin e pajisjes,
  • Të shihni llogarit se në cilat pajisje është kyçur,
  • Të dërgoni sinjal/zë që të gjeni pajisjen e fëmijës.

*Sido që të jetë Family Link nuk siguron që do të bllokojë përmbajtjen e papërshtatshme. Ka disa aplikacione që në disa raste kalojnë filterët të cilët kalojnë përmes FamilyLink,  kështu që si prindër duhet të jeni të kujdesshëm kur lejoni se cilin aplikacion të instaloj fëmija juaj.

Aplikacioni Family Link funksionon në pajisjet që kanë të instaluar versionin Android 5 e më të ri dhe pajisjet me versionin iOS11.

Si të instalojmë aplikacionin si prindër dhe si ta instalojmë në telefonat e mençur të fëmijëve tanë?

Fillimisht instaloni aplikacionin Family Link në telefonin tuaj gjithmonë duke e shkarkuar nga platformat e autorizuara si Play Store për Smart Phonet me android dhe apo App Store për Smart Phonet IOS dhe përmes aplikacionin krijoni llogaritë për fëmijët tuaj apo mund edhe të shtoni llogarit të cilët ve qese i kanë apo i keni krijuar më parë për fëmijët.

Duke u qasur në families.google.com ju do të keni mundësi të lidheni llogarit e fëmijës tuaj së bashku me llogarinë tuaj, apo përmes aplikacionit të instaluar në telefonin tuaj FAMILY LINK.

Pasi që veç i keni lidhur telefonin tuaj dhe keni shtuar adresat e fëmijëve tuaj ne sistemi, nga tani e tutje ju mund të kontrolloni nga distanca çdo qasje në telefonat e tyre të mençur. Vlen të theksohet se ata nuk do të kenë mundësi pas këtij veprimit që te de aktivizojnë këtë aplikacion pa aprovimin e prindit.

Gjithmonë sigurohuni që telefonat tuaj të mençur të kanë të përditësuar (updates) të fundit të instaluar kjo rritë sigurinë për ju dhe për fëmijët tuaj.

MSc. Labinot Morina, IT Engineer.

Comments are closed.