Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi takohen me Kurtin: Duam të drejta si serbët në Kosovë – Lajmet e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësues politikë të komuniteti boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.
Në këtë takim erdhën një delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.
Në këtë takim u diskutua për elementet e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, raporton Zeri.info.
“Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.
Përfaqësuesit shqiptarë e boshnjak theksuan se janë të pakënaqur me statusin e komunitetit të tyre në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.
“U pajtuan se për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti”, thuhet ndër të tjera. /Zëri
Comments are closed.