SERB | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 06 Dec 2022 00:33:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.1.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png SERB | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/vdekja-e-kosovarit-ne-burgun-serb-cfare-tha-ministria-e-jashtme-e-norvegjise-lajmet-e-fundit/ Tue, 06 Dec 2022 00:33:34 +0000 https://kosovonow.com/?p=23872 Foto: Ilustrim Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë 6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo […]

The post Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e NorvegjisëFoto: Ilustrim




Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë


6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një kosovar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.


Sipas mediumit norvegjez vg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.


Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.


Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje.


Sonte, familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun serb, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).


Sipas dyshimeve të familjes, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazhe në gjoks figurën e Adem Jasharin, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.


Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, i cili ka thënë se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.


The post Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Analisti serb: Kurti në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të Vuçiqit – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/analisti-serb-kurti-ne-rruge-te-mire-per-tu-bere-aleat-i-regjimit-te-vuciqit-lajmet-e-fundit/ Tue, 22 Nov 2022 04:30:39 +0000 https://kosovonow.com/?p=23144 Sot u zhvillua një takim trepalësh mes Kosovës, Serbisë si dhe përfaqësuesve të BE-së që nuk prodhoi ndonjë marrëveshje. Për këtë ka shkruar edhe analisti serb i politikave të jashtme të BE-së, Srdjan Cvijic, i cili u shpreh se pa asnjë meritë Vuçiqi po paraqitet […]

The post Analisti serb: Kurti në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të Vuçiqit – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Analisti serb: Kurti në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të Vuçiqit




Sot u zhvillua një takim trepalësh mes Kosovës, Serbisë si dhe përfaqësuesve të BE-së që nuk prodhoi ndonjë marrëveshje.


Për këtë ka shkruar edhe analisti serb i politikave të jashtme të BE-së, Srdjan Cvijic, i cili u shpreh se pa asnjë meritë Vuçiqi po paraqitet si palë konstruktive në dialog, raporton Zeri.info.


Ai ndër të tjera ka thënë se kryeministri Kurti është në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të presidentit serb.


“Albin Kurti është në rrugë të mirë për t’u bërë aleati më i madh I regjimit të Vuçiqit në Serbi. Pa ndonjë përpjekje apo meritë, Vuçiqi po duket si palë kontruktive në dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi Cvijic në Twitter. /Zëri



Albin Kurti is on a good path of becoming the biggest ally of Vuëië’s regime in Serbia. Without any effort nor merit Vuëië seems a constructive party in the Kosovo-Serbia dialogue.


— Srdjan Cvijic (@srdjancvijic) November 21, 2022

The post Analisti serb: Kurti në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të Vuçiqit – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Mediumi serb: Në 54 sekonda, Lista Serbe mashtroi serbët dhe iu betua Kosovës së pavarur – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/mediumi-serb-ne-54-sekonda-lista-serbe-mashtroi-serbet-dhe-iu-betua-kosoves-se-pavarur-lajmet-e-fundit/ Thu, 17 Nov 2022 21:55:43 +0000 https://kosovonow.com/?p=22938 Foto: Laura Hasani Në vetëm dy javë, Lista Serbe arriti të bëjë një kthesë të vërtetë ‘kopernikane’ të denjë për dramën e regjisorëve më të mirë të botës. Për vetëm dy javë, pra nga 5 deri më 17 nëntor, anëtarët e Listës Serbe nga veriu i Kosovës, nga […]

The post Mediumi serb: Në 54 sekonda, Lista Serbe mashtroi serbët dhe iu betua Kosovës së pavarur – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Mediumi serb: Në 54 sekonda, Lista Serbe mashtroi serbët dhe iu betua Kosovës së pavarurFoto: Laura Hasani




Në vetëm dy javë, Lista Serbe arriti të bëjë një kthesë të vërtetë ‘kopernikane’ të denjë për dramën e regjisorëve më të mirë të botës. Për vetëm dy javë, pra nga 5 deri më 17 nëntor, anëtarët e Listës Serbe nga veriu i Kosovës, nga performanca para kamerave, kur policët hoqën uniformat në shenjë revolte, kaluan në betimin solemn në Kuvendin e Kosovës, ku të enjten u verifikuan mandatet për deputetë të rinj nga Lista Serbe.


Kishte diçka të rreme, disi të inskenuar, në faktin se policët vendosën të hiqnin uniformat dhe të thoshin me zë të lartë “mjaft më mjaft” para kamerave televizive. Ata ishin ngopur që askush të mos i respektonte, që serbët të shtypeshin, ndërsa përfaqësuesit e Kosovës me këmbëngulje refuzuan të gjitha kërkesat e tyre, shkruan portali serb “Nova.rs”.


Me mbështetjen e heshtur të Beogradit, i cili gjithashtu premtoi ndihmë financiare për një vendim të tillë, Lista Serbe njoftoi se do të largohet nga të gjitha institucionet, përfshirë pushtetin ekzekutiv, policinë dhe gjyqësorin, dhe do ta kthejë situatën në periudhën para Marrëveshjes së Brukselit, e cila u nënshkrua në vitin 2013.


Portali më tej shkruan “u larguan nga institucionet me premtimin se nuk do të kthehen atje derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet e dakorduara, që do të thotë derisa të tërheqë vendimet për riregjistrimin e automjeteve dhe derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.


“Në pak ditë u kthyem 10 vjet mbrapa, që ishte një lëvizje radikale e denjë për vëmendjen e mediave botërore, por edhe interesin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Qytetarët besuan se kjo ishte një kthesë e madhe politike me pasoja të mëdha, por çfarë mund të themi për periudhën 5-17 nëntor”, shkruan portali serb.


Më tej ky medium shkuan se “në vetëm më pak se dy javë, që kur i thamë ‘jo-në historike Kurtit’, u kthyem me kokë krenare për të bërë betimin para institucionit më të rëndësishëm në Kosovë. Aq zgjati patriotizmi i Listës Serbe. Në fakt, ai atdhetarizëm, pra parimor u shkatërrua për vetëm 54 sekonda, sa zgjati edhe betimi solemn i përfaqësuesve të Listës Serbe”.


“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe përkushtim dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet, se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të punoj për të mbrojë dhe respektojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, të mbrojë sovranitetin, tërësinë territoriale dhe integritetin institucional të Kosovës, në garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit”, thuhet në tekstin e betimit të bërë nga deputetët e Listës Serbe.



ImageTeksti i betimit i nënshkruar nga deputeti i Listës Serbe

Ish-ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviq, thotë për “Nova.rs” se njerëzit janë të zhgënjyer me vendimin e fundit të Listës Serbe me të cilin kanë vendosur të kthehen në Kuvendin e Kosovës, ku kanë bërë betimin të enjten.


“Ajo që bënë me betimin është kthim në institucione, kjo është e vetmja fjalë e duhur. Për këto 22 vite, sa zgjat kriza pas vitit 1999, ky është turpi më i madh i politikës sonë. Nëse keni marrë vendimin për t’u larguar nga institucionet dhe keni mbështetjen e 99 për qind të popullit në veri të Kosovës, nuk e kuptoj pse një veprim i tillë. Arsyetimi që ata dhanë është gjithashtu më shumë se qesharak. Komuniteti serb nuk mund të përfaqësohet në një mënyrë të tillë”, shpjegon Bogdanoviq, transmeton Telegrafi.


Ai potencon se Lista Serbe i ka vënë në rrezik qytetarët serbë, ndonëse, sipas tij, edhe vetë e ka përkrahur atë vendim.


“Ka mundësi që ata të dinë diçka që ne nuk e dimë, e kjo është që Beogradi ua ka sugjeruar këtë vendim. Gjithçka që ndodh në Kosovë bëhet me pëlqimin e Beogradit, që gjithmonë duhet të apostrofohet. Këtu tani vihen në dyshim synimet e sinqerta të Listës Serbe”, përfundon Bogdanoviq.


Më tej portali serb shkruan se “të gjithë tani dyshojnë në qëllimet e Listës Serbe, sepse si mund ta ruani besueshmërinë nëse ndryshoni mendimin tuaj në 180 shkallë për dy javë. Ky dyshim tashmë është zgjuar tek qytetarët që kanë lënë punën, ndërsa në këmbim të këtij vendimi u ofrohet lëmoshë nga Beogradi. Në të njëjtën kohë, ndërsa presin lëmoshë dhe vëzhgojnë një të ardhme të pasigurt, shikojnë se si lista serbe kthehet në institucione”.


Sipas fjalëve të Listës Serbe, gjegjësisht siç thuhet në deklaratën që kanë dorëzuar menjëherë pas këtij vendimi, mandatet janë verifikuar vetëm teknikisht për t’i “mbajtur në duar të sigurta”.


“Sot në Kuvend në Prishtinë nëntë përfaqësues të Listës Serbe verifikuan teknikisht mandatet e tyre duke i mbajtur në duar të sigurta dhe menjëherë u larguan nga seanca e Kuvendit. Me vendimin e sotëm strategjik në mënyrën më të drejtpërdrejtë u pengua realizimi i planit të Albin Kurtit dhe bashkëkombësve të tij serbë për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”, ka deklaruar Lista Serbe.


Përveç kësaj, ata [Lista Serbe] e shfrytëzuan rastin për të sulmuar Rada Trajkoviqin.


“Dëshirojmë të theksojmë se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe sigurinë, por edhe të mos lejojmë që Kurti dhe Rada Trajkoviq t’ia qepin kapelen popullit serb dhe të vendosin për jetën tonë”, thuhet në përgjigjen e Listës Serbe.


Ishte politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ajo që ka theksuar se Lista Serbe ka marrë mandate të reja për të penguar hyrjen e saj në Kuvend.


“Sapo dëgjuan se mund të hyja në parlament, vrapuan të ktheheshin, që të mos ndodhte. Kështu e kam nokautuar këtë Vuçiqin, ai u mund plotësisht. Vuçiq është një leckë e zakonshme”, ka thënë Trajkoviq.


Siç shkruan portali serb “në fund mbeti shija e hidhur, një shije plot mashtrime dhe premtime të rreme se ishte mjaft. Me sa duket askush nuk mjaftoi. Ajo shfaqje e 5 nëntorit ishte vetëm një pushim i vogël. Dhe midis dy pushimeve, ne duhet të mendojmë se ku do të shkojmë dhe si të vazhdojmë. Dhe ndoshta mund të arrijmë diku me përfaqësues të tillë”.


Lidhur me kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ish-presidenti serb, Boris Tadiq, duke thënë se “Lista Serbe doli nga parlamenti i Kosovës, për t’u kthyer sot në të dhe për t’u betuar se do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës së pavarur! Dhe ata ende e quajnë atë një lëvizje strategjike”.


Më tej ai ka pyetur, “kë po duan të bëjnë budalla më shumë këta përfaqësuesit e Vuçiqit?!”


Ndërsa, Drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë sot se kthimi i paparalajmëruar i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është tregues se është dobësuar pozita negociuese e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën.


Janjiq ka thënë se Vuçiq ka vendosur që Listën Serbe t’ua kthejë institucioneve të Kosovës në mënyrë që të shtyjë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të planifikuara për 18 dhjetor.



The post Mediumi serb: Në 54 sekonda, Lista Serbe mashtroi serbët dhe iu betua Kosovës së pavarur – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/gazetari-serb-beogradi-i-ka-cuar-duart-nga-kosova-lajmet-e-fundit/ Mon, 14 Nov 2022 21:29:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=22795 Foto: Laura Hasani Përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje ndërmjet dy palëve (Kosovë-Serbi) janë shtuar sidomos ditët e fundit kur dihet se më pak se 10 ditë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të masës së gjobitjes për të gjithë shoferët që qarkullojnë me targa ilegale. […]

The post Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga KosovaFoto: Laura Hasani




Përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje ndërmjet dy palëve (Kosovë-Serbi) janë shtuar sidomos ditët e fundit kur dihet se më pak se 10 ditë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të masës së gjobitjes për të gjithë shoferët që qarkullojnë me targa ilegale.


Flamuj të shumtë, mbishkrime nëpër rrugë, e nacionalizëm i theksuar.


Kjo është përshtypja e gazetarit francez nga Parisi, i cili për herë të parë e ka vizituar Mitrovicën e Veriut.


Helios Molina tashmë është në dijeni për gjendjen e përtashme në këtë pjesë të Republikës dhe veprimeve të serbëve të kësaj ane.


Ndonëse, situata është e qetë, ai thotë se e ndjen një lloj tensioni.


“Ne mund të ndiejmë tension, shumë flamuj kudo në këtë pjesë serbe. Asgjë të keqe nëpër rrugë. Shumë qetë për momentin, sepse nuk e di për më vonë, të dy pjesët e qytetit ndoshta një ditë do të bashkohen, pa kufij pa nacionalizëm”, tha për RTK, Helios Molina gazetar francez


Me presion direkt të Serbisë, të gjithë serbët që punonin në veri, i braktisën institucionet e Kosovës. Ndonëse situata aktualisht është e qetë, zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje para datës 21.


” Shpresoj që para datës 21 të arrihet intimisht ndoshta marrëveshja përfundimtare dhe të sjellë stabilitet dhe them që veriu i Kosovës, kushtimisht, është rënduar, ndër vite ka qenë i traumatizumë dhe ka ardhur koha t’i kthehemi normalitetit…”


Por për gjithë këtë situatë gazetari serb, Branislav Kërstiq, mendon se nuk është problemi te vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS, por te plani franko-gjerman i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.


“Ai plan, është e kuptueshme për Beogradin zyrtar se është refuzuar, sepse në plan Kosova është trajtuar si shtet i pavarur. Për Beogradin është e papranueshme. Por vjen koha, sepse Beogradi i ka çuar duart nga Kosova…”, tha Branislav Kërstiq, gazetar serb.


Ndërkohë, sipas vendimit të Qeverisë, nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë akoma makina me targa ilegale serbe në Kosovë, do të gjobiten me nga 150 euro.


The post Gazetari serb: Beogradi i ka çuar duart nga Kosova – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
‘Novi Sadi s’do të jetë më qyteti i Vuçiqit dhe Veselinoviqit’: Fjalimi që i ‘tranoi’ deputetët e SNS në Kuvendin serb, përmendet edhe Kurti – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/novi-sadi-sdo-te-jete-me-qyteti-i-vuciqit-dhe-veselinoviqit-fjalimi-qe-i-tranoi-deputetet-e-sns-ne-kuvendin-serb-permendet-edhe-kurti-lajmet-e-fundit/ Tue, 08 Nov 2022 14:38:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=22477 Deputeti i Partisë Popullore serbe, Borislav Novakoviq ka debatuar ashpër me ministrat Sinisha Mali dhe Aleksandar Martinoviq, pasi pyeti se si është e mundur që një njeri që është në sistemin e sanksioneve të bashkësisë ndërkombëtare (Zvonko Veselinoviq) të bëjë biznes me kompanitë e themeluara nga shteti. […]

The post ‘Novi Sadi s’do të jetë më qyteti i Vuçiqit dhe Veselinoviqit’: Fjalimi që i ‘tranoi’ deputetët e SNS në Kuvendin serb, përmendet edhe Kurti – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


‘Novi Sadi s’do të jetë më qyteti i Vuçiqit dhe Veselinoviqit’: Fjalimi që i ‘tranoi’ deputetët e SNS në Kuvendin serb, përmendet edhe Kurti




Deputeti i Partisë Popullore serbe, Borislav Novakoviq ka debatuar ashpër me ministrat Sinisha Mali dhe Aleksandar Martinoviq, pasi pyeti se si është e mundur që një njeri që është në sistemin e sanksioneve të bashkësisë ndërkombëtare (Zvonko Veselinoviq) të bëjë biznes me kompanitë e themeluara nga shteti.


Novakoviq tha se nuk e përmend këtë dhe nuk e bën këtë pyetje sepse institucionet ndërkombëtare kanë theksuar se ky është grupi më i madh kriminal në vend.


“E kam fjalën për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. Nuk po flas për ta vetëm se janë me këtë qeveri, jo sepse i favorizoni dhe jo thjesht se u jepni punë. Unë kam një arsye specifike – Zvonko Veselinoviq nuk është në Kosovë. Ai jeton në Novi Sad dhe orkestron skenën kriminale të Novi Sadit dhe të gjithë vendit. Ti e di që është mafioz dhe kriminel, por hesht dhe nuk guxon ta thuash emrin. Si deputet nga Novi Sadi, kam të drejtë ta them këtë. Kam të drejtë të them se qyteti im nuk do të jetë më qytet i pushtuar dhe se do të përjetojë torturat e Andrej Vuçiqit (vëllai i presidentit serb) dhe Zvonk Veselinoviqit. Andrej Vuçiq, i cili menaxhon proceset politike dhe Zvonko Veselinoviq, i cili menaxhon aktivitetet kriminale. Ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë”, tha Novakoviq, transmeton Demokracia.com.


Ai shtoi se Novi Sadi së shpejti do të bëhet një qytet i lirë.


“Kjo do të ndodhë kur ata të dy të ndalojnë torturën”, u përpoq të vazhdonte Novakoviq, por u ndërpre nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.


Gjatë fjalimit të Borislav Novakoviqit, progresistët e Vuçiqit kanë sharë dhe më pas fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Milenko Jovanov, i cili pretendon se të dy të përmendurit nuk janë të dënuar ligjërisht.


“Novakoviq është mbajtur penalisht përgjegjës, dhe ai ka nevojë të sulmojë njerëzit që nuk janë mbajtur kurrë përgjegjës. Ai përsërit tezat e Albin Kurtit se serbët po sulmojnë veten e tyre”, tha Jovanoviq, i cili akuzoi Novakoviqin si “megafon të Albin Kurtit”.


The post ‘Novi Sadi s’do të jetë më qyteti i Vuçiqit dhe Veselinoviqit’: Fjalimi që i ‘tranoi’ deputetët e SNS në Kuvendin serb, përmendet edhe Kurti – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Vdes gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/vdes-gjenerali-serb-i-dyshuar-per-krime-lufte-ne-kosove-bozhidar-deliq-lajmet-e-fundit/ Tue, 23 Aug 2022 12:45:04 +0000 https://kosovonow.com/?p=18799 Ka vdekur ish-gjenerali ushtrisë serbe, Bozhidar Deliq, pak ditë pasi është emëruar si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Deliqi kishte shërbyer në ushtrinë serbe përgjatë luftës në Kosovë dhe dyshohej për krime lufte në Kosovë. Siç kishte treguar drejtori i Fondit për të […]

The post Vdes gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Vdes gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq




Ka vdekur ish-gjenerali ushtrisë serbe, Bozhidar Deliq, pak ditë pasi është emëruar si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.


Deliqi kishte shërbyer në ushtrinë serbe përgjatë luftës në Kosovë dhe dyshohej për krime lufte në Kosovë.


Siç kishte treguar drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, brigada që kishte drejtuar Deliqi dyshohet se është përgjegjëse për vrasjen e 2 mijë civilëve në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës.


“Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Dhe ne kemi thënë që 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejes, ku mbi 365 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe. Në mesin e tyre ka vepruar edhe Brigada 549”, kishte deklaruar Blakaj. /express


The post Vdes gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Analisti serb: Edhe nëse krijohet Asociacioni, Serbia nuk do ta njohë Kosovën – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/analisti-serb-edhe-nese-krijohet-asociacioni-serbia-nuk-do-ta-njohe-kosoven-lajmet-e-fundit/ Sat, 06 Aug 2022 01:12:47 +0000 https://kosovonow.com/?p=17903 Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, tash e 9 vjet mbetet një nga temat më të përfolura në Kosovë. Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, në vitin 2015, palët kanë […]

The post Analisti serb: Edhe nëse krijohet Asociacioni, Serbia nuk do ta njohë Kosovën – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Analisti serb: Edhe nëse krijohet Asociacioni, Serbia nuk do ta njohë Kosovën




Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, tash e 9 vjet mbetet një nga temat më të përfolura në Kosovë. Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, në vitin 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit. 


Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me ake nënligjore të Qeverisë.Krejt kjo pasi që marrëveshja e arritur fillimisht në vitin 2013, në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, nuk është zbatuar asnjëherë.


Por, tani pas 9 vitesh çdo ditë e më shumë eksponentë të fuqishëm të politikës ndërkombëtare, po kërkojnë që Kosova ta zbatojë këtë marrëveshje.


Një nga ta është edhe përfaqësuesi BE-së për Politikë të Jashtëm dhe Siguri, Josep Borrell.


Një ditë më parë, ai ka deklaruar se Prishtina zyrtare duhet ta zbatojë këtë marrëveshje, që pas vitit 2013 ishte negociuar edhe në vitin 2015.


Në këtë kohë, kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa, i cili në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se përgjigja për moszbatimin e kësaj marrëveshje, nuk duhet të kërkohet në kohën kur ai ishte shef qeverie.“Sa e lexova, shkruante se Borell (në mënyrë eksplicite) kërkon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të ratifikuar në Kuvend. Prandaj përgjigje mund të jap Kuvendi i asaj kohe ose qeveria e asaj kohe”, ka thënë Mustafa.Pavarësisht se kush e hodhi firmën, sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, Asociacioni duhet të themelohet.


Sipas tij, Kurti nuk mund të rezistojë edhe gjatë, ndaj duhet të gjejë formën e duhur ta implementojë këtë marrëveshje.


“Tema e Asociacionit është bërë një mur që po e ndan Qeverinë e Kosovës jo vetëm me BE-në, por edhe me aleatët tjerë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq, sepse ekzistojnë qëndrime diametralisht të kundërta. Por dihet sa herë ka presione të tilla të koordinuara shumë të mëdha ato tema edhe realizohen në një mënyrë ose tjetër, kështu që qeveria e Kosovës mos të këmbëngulë në injorimin e kësaj teme”, ka shtuar Muhaxheri.


Por krejt mendim tjetër ka analisti serb Dushan Janjiq.“Në thelb deklarata nga Borell dje më duket vërtet e çuditshme. A është kjo gjuhë tipike burokratike? Shumë flasin e asgjë nuk e thonë. Ai tha se po insistojmë në një zbatim pra implementim të marrëveshjes. Jo, nuk mund ta detyrojmë Prishtinën ta bëjë këtë. Kjo është qasje krejtësisht e gabuar. Unë mendoj se ai donte në të njëjtën kohë të kënaqte presionin e Vuçiqit dhe vendeve të tjera, duke përfshirë qeverinë e tij, të cilët e shtynë atë të bënte diçka për zbatimin e asociacionit”, ka theksuar Janjiq.


Sipas Dushan Janiq, edhe nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për Asociacionin, Serbia nuk do ta njeh Kosovën.


“Të besosh se kur do të zbatohet Asociacioni, Serbia do ta njohë Kosovën është krejtësisht çmenduri? Asociacioni i komunave nuk është teme e re. Çfarë është me të drejtat pronësore, çfarë me pacientët, çfarë me kujdesin social? Kush do të paguajë koston e privatizimit? Çfarë do të ndodhë me çështjen e sigurisë, bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë?”, është shprehur Janjiq.


The post Analisti serb: Edhe nëse krijohet Asociacioni, Serbia nuk do ta njohë Kosovën – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
“Elektroserver”-i serb ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes për energjinë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/elektroserver-i-serb-ka-bllokuar-zbatimin-e-marreveshjes-per-energjine-lajmet-e-fundit/ Sat, 23 Jul 2022 02:10:41 +0000 https://kosovonow.com/?p=17216 Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i dakorduar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë akoma nuk është duke u zbatuar. Kjo po ndodhë për shkak se Elektrosever nuk është duke respektuar asnjë prej afateve që parashihen në marrëveshje. Ky po konsiderohet si një vazhdimësi e veprimeve […]

The post “Elektroserver”-i serb ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes për energjinë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


“Elektroserver”-i serb ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes për energjinë




Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i dakorduar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë akoma nuk është duke u zbatuar. Kjo po ndodhë për shkak se Elektrosever nuk është duke respektuar asnjë prej afateve që parashihen në marrëveshje. Ky po konsiderohet si një vazhdimësi e veprimeve të Serbisë për të mos respektuar marrëveshjet e Brukselit.


Më 24 qershor, vetëm tri ditë pasi u nënshkrua udhërrëfyesi në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë licensoi kompaninë serbe Elektrosever.


Kështu, Kosova ndërmori disa hapa, në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për energjinë e arritur me Serbinë.


Mirëpo, prej atëherë Elektrosever nuk ka përmbushur asnjë prej afateve të parapara në marrëveshje.


Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka kërkuar që marrëveshja të respektohet dhe në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se prej licensimit të Elektroseverit kanë komunikuar me ta por pa dhënë detaje.“Pas licencimit nga ana e ZRrE të kompanisë Elektrosever për furnizim me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, KOSTT ka pasur komunikime me kompaninë Elektrosever në lidhje me obligimet për nënshkrimin e marrëveshjeve teknike që palët e licencuara për pjesëmarrje në tregun e energjisë elektrike në Kosovë duhet të lidhin me KOSTT, të specifikuara edhe në Udhërrëfyesin për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e tyre.


Për ekspertin e sigurisë, Lulzim Syla marrëveshja e arritur është një strategji e mirë.


“Prej asaj që është parë edhe më herët në kuadër të marrëveshjes për implentim të strategjisë për energji, besoj se është bërë më e mira për me fillu implementimi, përkatësisht pagesa e energjisë elektrike… Siç e dimë fatkeqësisht Serbia gjithmonë ka bërë probleme në procesin e dialogut dhe mendoj se njëkohësisht është duke e luajtur edhe rolin e një faktori jo parimor për implementim të kësaj marrëveshje prandaj ka edhe vonesa”, ka deklaruar Syla.Kjo nuk është marrëveshja e parë të cilën Serbia nuk është duke e respektuar.


Analisti Artan Muhaxhiri tregon se Kosova duhet t’i informoj ndërkombëtarët për këto veprime të shtetit fqinjë.“Për fat të keq deri më tani ka pasur mjaft raste kur Serbia nuk i ka respektuar marrëveshjet, mirëpo kjo gjë disi ka mbetur në heshtje, ndërsa në anën tjetër kur Kosova nuk e ka respektuar ndonjë marrëveshje, atëherë ajo është trumpetuar dhe është rritur shumë. Ndërsa tani duhet që më në fund qeveria e Kosovës të alarmoj për çdo mosrespektim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Muhaxhiri./RTV Dukagjini


The post “Elektroserver”-i serb ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes për energjinë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/tanku-serb-i-shkaterruar-eksponat-lufte-ne-fshatin-shqiponje-te-gjakoves-lajmet-e-fundit/ Sat, 16 Jul 2022 01:14:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=16905 Një ndër tanket më të fuqishme të Ushtrisë së Millosheviqit që u shkatërrua në Kosovë gjatë luftës, është i vendosur në formë të ekspozitës në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë të Gjakovës. Njëri nga protagonistët e shkatërrimi të këtij tanku ka rrëfyer ngjarjen dhe operacionin […]

The post Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës




Një ndër tanket më të fuqishme të Ushtrisë së Millosheviqit që u shkatërrua në Kosovë gjatë luftës, është i vendosur në formë të ekspozitës në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë të Gjakovës. Njëri nga protagonistët e shkatërrimi të këtij tanku ka rrëfyer ngjarjen dhe operacionin në arritjen e këtij qëllimi.


Pasiqë, fuqia e saj ishte shumë dimensionale, shkatërrimi i këtij tanki u bë një ndër objektivat kryesore të UÇK-së, të pozicionuara në fshatin Shqiponjë të Gjakovës.


Për ta shkatërruar atë ishte hartuar një plan nga pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ish-ushatri Selim Ademi, ka rrëfyer për RTV Dukagjinin, detajet se si ishte planifikaur shkatërrimi i këtij tanku.


Në këtë zonë, tre ish luftëtarë të UÇK-së vendosën një minë anti-tank. Ndërkohë, rezultatet i panë të nesërmën.


“Unë dhe Arbnori e kemi vendos minën, për sigurinë tonë u kujdes edhe Nezir Neziri, dhe me suksese e vendosem minën. Nesër në mengjes isha duke pushuar dhe kjo tank kishte renë në minë dhe u arritë qëllimi ynë dhe Arbnori më ka thënë se kjo tank shkoi, ndërsa unë i thash edhe tjetra mbas saj…”, ka thënë ish ushtari i UÇK-së, Selim Ademi.


Pos që e shkatërruan këtë tank, Selim Ademi, thotë se këtu u vranë edhe ushtarë serb të cilët ishin brenda këtij mjeti luftarak.


“Këtu është vendi ku ka shpërthyer mina të cilën e kemi vendosur ne dhe sipas mendimit tim, prej 6-7 ushtarëve serb sa ishin këtu, asnjë nuk ka shpëtuar i gjallë”, tregon Ademi.


Ish pjesëtari i UÇK-së, shton se me shkatërrimin e këtij tanku serb nga radhët e UÇK-së, ishte një ndër dëmët më të mëdha për ushtrinë serbe në këtë zonë.


“Kjo ka qenë arma kryesore, sepse kjo ka pasur tytë të topit dhe armë kundërajëror, dhe me rënien e saj ne jemi ndjerë më shlirë më mirë…”,ka thënë Ademi.


Një ndër tanket serbe të shkatërruara nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999


Ky tank u shkatërruar nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës, në fshatin Gllogjan të Rajonit të Lugut të Baranit.


Aktualisht ky mjet ushtarak është e vendosur në oborrin e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” të Gjakovës, në formë eksponati lufte. /telegrafi 


 


The post Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Malazeztë kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar https://kosovonow.com/malazezte-kane-vendosur-te-mbrohen-nga-depertimi-i-interesit-serb-prej-nje-kryeministri-shqiptar/ Sun, 10 Jul 2022 21:03:50 +0000 https://kosovonow.com/?p=16647 Malazeztë kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi, ku partia e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se nuk do të ofrojë mbështetje për qeverinë e udhëhequr nga Dritan Abazoviq. Gjukanoviq ka deklaruar se shkak për këtë vendim ka qenë marrëveshja e nënshkruar nga Abazoviq me Kishën […]

The post Malazeztë kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar first appeared on Kosovo Now.]]>
Malazeztë kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi, ku partia e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se nuk do të ofrojë mbështetje për qeverinë e udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Gjukanoviq ka deklaruar se shkak për këtë vendim ka qenë marrëveshja e nënshkruar nga Abazoviq me Kishën serbe.

Berisha ka shkuar edhe më larg duke thënë se tre kryeministrat shqiptarë, direkt apo indirekt, po kontribuojnë për interesat serbe në Ballkan.

“Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazeztë në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “ marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.””

Berisha Gjukanoviqin pas këtij vendimi e ka konsideruar politikan me eksperiencë të jashtëzakonshme.

“Dhe, po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe”.

Ish-zëvendësministri thotë se malazezët po e mbrojnë venin e tyre nga ndikimi serb por sipas tij është “dilemë e vështirë” se si do të veprojnë shqiptarët në këtë drejtim.

“Malazeztë kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e serb mbetet dilemë e vështirë”, ka deklaruar Berisha./Telegrafi/

The post Malazeztë kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar first appeared on Kosovo Now.]]>