Take a fresh look at your lifestyle.

‘Novi Sadi s’do të jetë më qyteti i Vuçiqit dhe Veselinoviqit’: Fjalimi që i ‘tranoi’ deputetët e SNS në Kuvendin serb, përmendet edhe Kurti – Lajmet e fundit



‘Novi Sadi s’do të jetë më qyteti i Vuçiqit dhe Veselinoviqit’: Fjalimi që i ‘tranoi’ deputetët e SNS në Kuvendin serb, përmendet edhe Kurti




Deputeti i Partisë Popullore serbe, Borislav Novakoviq ka debatuar ashpër me ministrat Sinisha Mali dhe Aleksandar Martinoviq, pasi pyeti se si është e mundur që një njeri që është në sistemin e sanksioneve të bashkësisë ndërkombëtare (Zvonko Veselinoviq) të bëjë biznes me kompanitë e themeluara nga shteti.


Novakoviq tha se nuk e përmend këtë dhe nuk e bën këtë pyetje sepse institucionet ndërkombëtare kanë theksuar se ky është grupi më i madh kriminal në vend.


“E kam fjalën për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. Nuk po flas për ta vetëm se janë me këtë qeveri, jo sepse i favorizoni dhe jo thjesht se u jepni punë. Unë kam një arsye specifike – Zvonko Veselinoviq nuk është në Kosovë. Ai jeton në Novi Sad dhe orkestron skenën kriminale të Novi Sadit dhe të gjithë vendit. Ti e di që është mafioz dhe kriminel, por hesht dhe nuk guxon ta thuash emrin. Si deputet nga Novi Sadi, kam të drejtë ta them këtë. Kam të drejtë të them se qyteti im nuk do të jetë më qytet i pushtuar dhe se do të përjetojë torturat e Andrej Vuçiqit (vëllai i presidentit serb) dhe Zvonk Veselinoviqit. Andrej Vuçiq, i cili menaxhon proceset politike dhe Zvonko Veselinoviq, i cili menaxhon aktivitetet kriminale. Ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë”, tha Novakoviq, transmeton Demokracia.com.


Ai shtoi se Novi Sadi së shpejti do të bëhet një qytet i lirë.


“Kjo do të ndodhë kur ata të dy të ndalojnë torturën”, u përpoq të vazhdonte Novakoviq, por u ndërpre nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.


Gjatë fjalimit të Borislav Novakoviqit, progresistët e Vuçiqit kanë sharë dhe më pas fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Milenko Jovanov, i cili pretendon se të dy të përmendurit nuk janë të dënuar ligjërisht.


“Novakoviq është mbajtur penalisht përgjegjës, dhe ai ka nevojë të sulmojë njerëzit që nuk janë mbajtur kurrë përgjegjës. Ai përsërit tezat e Albin Kurtit se serbët po sulmojnë veten e tyre”, tha Jovanoviq, i cili akuzoi Novakoviqin si “megafon të Albin Kurtit”.


Comments are closed.