Take a fresh look at your lifestyle.

Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë – Lajmet e fundit



Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e NorvegjisëFoto: Ilustrim




Vdekja e kosovarit në burgun serb, çfarë tha Ministria e Jashtme e Norvegjisë


6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një kosovar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.


Sipas mediumit norvegjez vg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.


Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.


Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje.


Sonte, familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun serb, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).


Sipas dyshimeve të familjes, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazhe në gjoks figurën e Adem Jasharin, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.


Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, i cili ka thënë se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.


Comments are closed.