Take a fresh look at your lifestyle.

Banka zvicerane UBS nën hetim për miliarderin rus

Prokuroria gjermane në hetimin kundër miliarderit rus Alisher Usmanov, ka kontrolluar sot degët e bankës zvicerane UBS në Frankfurt dhe Munih.

Sipas “Spiegel”, anëtarët e Shërbimit Kriminal Federal janë duke kryer një kontroll në degët e UBS-së bazuar në hetimin e nisur kundër Usmanov për dyshimin për pastrim parash, shkelje të ligjit për tregtinë e jashtme dhe evazion fiskal.

UBS ka konfirmuar se dy degë në Gjermani janë nën hetim dhe thekson se banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.

Tashmë në shtator, policia dhe shërbimi tatimor i North Rhine-Westphalia kontrolluan disa prona që i përkisnin Usmanov dhe sekuestruan disa dokumente dhe objekte.

Një javë më vonë në portin e Bremenit u kontrollua edhe jahti i tij “Dilbar”.

Sipas Spiegel, autoritetet sekuestruan, ndër të tjera, vepra arti me vlerë pesë milionë euro, duke përfshirë një pikturë të Marc Chagall.

Kërkimi në degët e UBS shkaktoi tërmet në bursë, ndaj vlera e aksioneve të bankës ra me 1.13 për qind.

Comments are closed.