Ukraine | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 09 May 2023 01:51:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Ukraine | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Luftimet në Ukrainë dhe Sudan nxisin rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/luftimet-ne-ukraine-dhe-sudan-nxisin-rritje-alarmante-te-rasteve-me-tuberkuloz-lajmet-e-fundit/ Tue, 09 May 2023 01:51:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=31288 Bota May 08, 2023 – 23:40 Zyrtarët e lartë të OKB-së dhe udhëheqësit e industrisë shëndetësore po përpiqen ta ndalojnë një rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz, që tani po vret më shumë njerëz në mbarë botën sesa COVID-19 apo SIDA. Problematike mbetet çështja e […]

The post Luftimet në Ukrainë dhe Sudan nxisin rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Luftimet në Ukrainë dhe Sudan nxisin rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz


Bota
May 08, 2023 – 23:40

Zyrtarët e lartë të OKB-së dhe udhëheqësit e industrisë shëndetësore po përpiqen ta ndalojnë një rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz, që tani po vret më shumë njerëz në mbarë botën sesa COVID-19 apo SIDA.


Problematike mbetet çështja e numrit të madh të rasteve në zonat e konfliktit, në Ukrainë dhe Sudan, ku është e vështirë të gjurmohen njerëzit e infektuar dhe të diagnostikohen të sëmurët e rinj.


Tuberkulozi është aktualisht vrasësi më i madh nga sëmundjet infektive në botë, duke marrë jetën e rreth 4.400 njerëzve çdo ditë, përfshirë 700 fëmijë, tha mjekja Lucica Ditiu, drejtoreshë ekzekutive e Partneritetit për Ndalje të Tuberkulozit (PNTB), para seancës dëgjimore të 9 majit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Përpara COVID-19, që si tuberkulozi transmetohet përmes ajrit, “ne nuk pamë numër dramatik të rasteve të tuberkulozit”, tha ajo.


Ditiu tha se ndikimi në ekonomi i COVID-19 dhe konfliktet – veçanërisht i luftës në Ukrainë, por tani edhe në Sudan – kanë “ndikim të madh” në përpjekjet për t’i trajtuar njerëzit e sëmurë me tuberkuloz dhe për të diagnostikuar raste të reja.Ukraina ka numrin më të lartë të njerëzve të vlerësuar me tuberkuloz në rajonin evropian, gjithsej 34 mijë, tha ajo në një konferencë shtypi javën e kaluar.


“Është mbresëlënës fakti që populli ukrainas në fakt po tregon një qëndrueshmëri të mahnitshme duke bërë më të mirën për t’i ruajtur shërbimet për tuberkulozin”, tha Ditiu. “Por, padyshim që shumë njerëz u larguan nga vendi”.


Edhe pse, sipas saj, janë bërë përpjekje të mëdha për t’i gjurmuar të sëmurët, dyshimet se a kanë qasje ukrainasit në trajtim po sjellin shqetësime të mëdha.


Në Sudan, 18.000 njerëz morën trajtim për tuberkuloz në vitin 2021, sipas PNTB-së, që menaxhohet nga Zyra e OKB-së për Shërbimet e Projektit dhe synon ta arrijë një botë pa tuberkuloz.


Ditiu vuri në dukje se sa shpejt u zhvillua vaksina për COVID-19, brenda më pak se një viti, dhe u ankua se u deshën 19 vjet për të pasur tre ose katër vaksina për tuberkulozin në fazën e tretë të provave për shkak të mungesës së fondeve./rel


The post Luftimet në Ukrainë dhe Sudan nxisin rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Trump: I jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse rizgjidhem president – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/trump-i-jap-fund-luftes-ne-ukraine-brenda-dites-nese-rizgjidhem-president-lajmet-e-fundit/ Thu, 04 May 2023 01:01:57 +0000 https://kosovonow.com/?p=31097 Bota May 04, 2023 – 01:22 Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse do të zgjidhej sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në një intervistë me Nigel Farage në GB News, Trumpi tha […]

The post Trump: I jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse rizgjidhem president – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Trump: I jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse rizgjidhem president


Bota
May 04, 2023 – 01:22

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse do të zgjidhej sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.


Në një intervistë me Nigel Farage në GB News, Trumpi tha se do t’i mjaftonin 24 orë për t’i dhënë fund konfliktit.


“Do t’i jap fund. Do të ishte e lehtë.”


Duke e cilësuar luftën një “katastrofë” që duhet të ndalet, ai shtoi: “Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”


Trumpi, i cili nuk ka ngurruar të “mburret” për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, u shpreh se bashkë “shkojnë mirë.”


Ish-presidenti tha po ashtu se Putin nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden.”


“Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai. /a2cnn


The post Trump: I jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse rizgjidhem president – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
SHBA-ja paralajmërim Rusisë: Mos të preket teknologjia bërthamore amerikane në Ukrainë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/shba-ja-paralajmerim-rusise-mos-te-preket-teknologjia-berthamore-amerikane-ne-ukraine-lajmet-e-fundit/ Wed, 19 Apr 2023 04:54:52 +0000 https://kosovonow.com/?p=30536 Bota April 18, 2023 – 23:46 SHBA-ja ka teknologji të ndjeshme bërthamore në një termocentral bërthamor brenda Ukrainës dhe po paralajmëron Rusinë që të mos e prekë atë, sipas një letre që Departamenti Amerikan i Energjisë i dërgoi firmës shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom muajin e […]

The post SHBA-ja paralajmërim Rusisë: Mos të preket teknologjia bërthamore amerikane në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


SHBA-ja paralajmërim Rusisë: Mos të preket teknologjia bërthamore amerikane në Ukrainë


Bota
April 18, 2023 – 23:46

SHBA-ja ka teknologji të ndjeshme bërthamore në një termocentral bërthamor brenda Ukrainës dhe po paralajmëron Rusinë që të mos e prekë atë, sipas një letre që Departamenti Amerikan i Energjisë i dërgoi firmës shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom muajin e kaluar.


Sipas CNN, letra mban datën 17 mars 2023, ku drejtori i Zyrës së Politikës së Mospërhapjes së Departamentit të Energjisë, Andrea Ferkile, i thotë drejtorit të përgjithshëm të Rosatom se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar “përmban teknikë bërthamore me origjinë nga SHBA dhe të dhëna kontrollohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara.”


Letra e Departamentit të Energjisë vjen pasi forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë centralin, i cili është stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe ndodhet në një pjesë të rajonit të Zaporizhzhia që Rusia pushtoi pas pushtimit të Ukrainës shkurtin e kaluar.


Termocentrali është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të bombardimeve intensive ruse në zonë, duke rritur frikën në të gjithë Evropën për një aksident bërthamor. /euronews


The post SHBA-ja paralajmërim Rusisë: Mos të preket teknologjia bërthamore amerikane në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Kremlini dërgon në Ukrainë gjeneralin e liruar nga detyra në janar – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kremlini-dergon-ne-ukraine-gjeneralin-e-liruar-nga-detyra-ne-janar-lajmet-e-fundit/ Mon, 17 Apr 2023 01:36:39 +0000 https://kosovonow.com/?p=30457 Bota April 16, 2023 – 23:40 Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave të zbulimit mbi agresionin rus në Ukrainë. Sipas të dhënave të fundit, thonë britanikët, ka gjasa që Gjenerali Mikhail Teplinsky, komandant i korpusit ajror rus, VDV, të […]

The post Kremlini dërgon në Ukrainë gjeneralin e liruar nga detyra në janar – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kremlini dërgon në Ukrainë gjeneralin e liruar nga detyra në janar


Bota
April 16, 2023 – 23:40

Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyrë të përgjithshme të të dhënave të zbulimit mbi agresionin rus në Ukrainë. Sipas të dhënave të fundit, thonë britanikët, ka gjasa që Gjenerali Mikhail Teplinsky, komandant i korpusit ajror rus, VDV, të jetë kthyer në Ukrainë në një rol madhor, pasi shkarkimit të tij në janar.


Ministria e përshkroi zotin Teplinsky si “ndoshta një nga gjeneralët e paktë të lartë rusë të respektuar gjerësisht” dhe se “karriera e tij e trazuar në janar, sugjeron tensione intensive midis fraksioneve brenda Shtabit të Përgjithshëm rus në lidhje me qasjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë”.


Kthimi i tij nënkupton se ai do të nxisë “me shumë gjasa” rolin tradicional të VDV-së si një forcë elitare, sipas raportit britanik, dhe nuk ka gjasa që roli i tij të kufizohet vetem tek ato njësi.


“Gjatë ditëve të fundit”, thuhet në raportin britanik, “VDV-ja ka rifilluar një mision kyç në betejën për Bakhmutin dhe ka të ngjarë të ketë integruar edhe bateritë e raketave termobarike që ndodhen në sektorin e Kreminës”


Qyteti i Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Kremlini në lindje është bërë skenë e disa muajve lufte të përgjakshme, ku luftimet janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.


Ushtria ukrainase njoftoi të shtunën se forcat ukrainase dhe ruse po zhvillojnë beteja jashtëzakonisht të përgjakshme në qytetin Bakhmut. Kievi thotë se ushtria ukrainase po qëndron e fortë përballë sulmeve të përgjakshme të Kremlinit.


Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se luftëtarët e grupit mercenar Wagner kishin kapur dy zona të tjera të Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Moskës në Ukrainën lindore.


Grupi mercenar Wagner ka udhëhequr përpjekjen e Kremlinit për të marrë Bakhmutin që nga vera e kaluar në atë që ka qenë beteja më e gjatë dhe më vdekjeprurëse e luftës për të dyja palët.


“Beteja të përgjakshme të papara në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës. “Ushtarët tanë po bëjnë të pamundurën në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake dhe për të thyer moralin e armikut. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses,” tha ai për kanalin televiziv 1+1.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha në fjalimin e tij të shtunën se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me presidentin francez Emmanuel Macron. Ai tha se kishin diskutuan formulën e paqes ukrainase, që Zelenskyy e përshkroi si “absolutisht realiste dhe mjaft konkrete”. Zoti Zelenskyy tha se ata kishin diskutuar edhe mbi pjesëmarrjen e tyre në takimin e lartë të NATO-s në Vilnius këtë verë.


Presidenti Vladimir Putin miratoi një ligj të ri të premten që u mundëson autoriteteve të lëshojnë njoftim elektronik për mobilizimin e rekrutëve dhe rezervistëve. Rregullat e deritanishme të shërbimit ushtarak rus parashikonin që ata të njoftoheshin personalisht për mobilizimin në ushtri.


Disa aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Rusisë.


Me ndryshimet e miratuara, ushtarët dhe rezervistët nuk do mund të largohen nga vendi pa u paraqitur fillimisht në një komisariat ushtarak. Nëse ata nuk paraqiten deri 20 ditë pas njoftimit, atyre do t’u pezullohen lejet e drejtimit të automjeteve, do t’u ndalohet të shesin apo blejnë prona, apo të marrin kredi.


Sipas Kremlinit, që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur Presidenti Putin udhëroi mobilizim mbarëkombëtar, më shumë se 300,000 burra janë thirrur për të luftuar në Ukrainë.


Sipas të dhënave nga revista “Forbes Russia” më shumë se 700 mijë burra janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri.


Analistët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington vlerësojnë se së paku 200,000 trupa ruse janë plagosur ose vrarë në Ukrainë që prej nisjes së agresionit nga Kremlini. /REL


The post Kremlini dërgon në Ukrainë gjeneralin e liruar nga detyra në janar – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Baerbock: Rusia të ndalë minimin e tokave në Ukrainë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/baerbock-rusia-te-ndale-minimin-e-tokave-ne-ukraine-lajmet-e-fundit/ Tue, 04 Apr 2023 11:46:11 +0000 https://kosovonow.com/?p=29967 Foto: Laura Hasani Bota April 04, 2023 – 13:37 Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë vendosjen e minave në tokat bujqësore në Ukrainë. Sipas ICBL, Rusia ka vendosur 7 lloje minash të rrezikshme në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane, […]

The post Baerbock: Rusia të ndalë minimin e tokave në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Baerbock: Rusia të ndalë minimin e tokave në UkrainëFoto: Laura Hasani


Bota
April 04, 2023 – 13:37

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë vendosjen e minave në tokat bujqësore në Ukrainë. Sipas ICBL, Rusia ka vendosur 7 lloje minash të rrezikshme në Ukrainë.


Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë vendosjen e minave në tokat bujqësore në Ukrainë. Minat shkaktojnë shumë viktima civile, si edhe pengojnë fermerët në Ukrainë të mbjellin fushat apo të vjelin të korrat e tyre, tha Baerbock në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Berlin. “Me këtë Rusia shkurton ofertën e artikujve ushqimorë në tregun botëror dhe ashpërson kështu gjendjen e urisë në botë.”


Ministrja e Jashtme gjermane u shpreh në Ditën Ndërkombëtare për Rreziqet e Minave të martën (04.04.). “Minat kundër njerëzve janë armë mizore. Ajo janë arsyeja pse nënat dhe baballarët në vende si Bosnje-Hercegovina, Kambodxha, Iraku edhe disa dekada më pas konfliktit çdo herë kanë frikë për fëmijët e tyre kur dalin të luajnë jashtë”, ka theksuar Baerbock.


Sipas të dhënave të fushatës ndërkombëtare për ndalimin e minave tokësore, ICBL, nga viti i kaluar Rusia ka vendosur në Ukrainë të paktën shtatë lloje të ndryshme të minave tokësore të papranueshme nga bashkësia ndërkombëtare. Minat tokësore janë shpesh të mëdha sa një pjatë dhe mund të shpërndahen nga ajri me raketa ose nga toka në hapësira të mëdha. Ato qëndrojnë në tokë dhe shpërthejnë nëse afrohet dikush ose i shkel. Shumica e viktimave nga mina të tilla janë deri më sot civilë.


Në vitin 1999 hyri në fuqi Konventa e Otavës, që i kushtohet luftës kundër vendosjes së minave tokësore. Kjo marrëveshje ndërkombëtare ndalon prodhimin, magazinimin dhe shpërndarjen e minave tokësore. Shtete të rëndësishme si SHBA, Rusia, Kina dhe India nuk i janë bashkuar kësaj marrëveshjeje. /DW


The post Baerbock: Rusia të ndalë minimin e tokave në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Zelensky fton liderin e Kinës për vizitë në Ukrainë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/zelensky-fton-liderin-e-kines-per-vizite-ne-ukraine-lajmet-e-fundit/ Wed, 29 Mar 2023 10:57:09 +0000 https://kosovonow.com/?p=29734 Bota March 29, 2023 – 12:55 Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky fton liderin kinez Xi Jinping  për një vizitë në Kiev. “Jemi gati të takohemi këtu…”, mësohet të ketë thënë Zelenski, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve AP. Jinping, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit, […]

The post Zelensky fton liderin e Kinës për vizitë në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Zelensky fton liderin e Kinës për vizitë në Ukrainë


Bota
March 29, 2023 – 12:55

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky fton liderin kinez Xi Jinping  për një vizitë në Kiev. “Jemi gati të takohemi këtu…”, mësohet të ketë thënë Zelenski, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve AP. Jinping, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit, ka propozuar një plan me 12 pika për t’i dhënë fund luftës, dhe zhvilloi një vizitë në Moskë më herët gjatë marsit.


Zelensky i cili  ju afrua më shumë se kurrë më parë kufirit me Rusinë që prej shpërthimit të luftës, duke vizituar rajonin e sulmit, ripërsëriti se nuk mund ta humbisnin kontrollin në Bahmut.


Armiku vazhdon sulmet në qytetin e Bahmutit. Megjithatë, mbrojtësit tanë janë duke e mbajtur me kurajë qytetin, duke zmbrapsur një mori të sulmeve të armikut. Bahmuti, bashkë me qytetet e tjera Avdivka, Marinka dhe Liman, janë shënjestrat kryesore të Rusisë, sipas ushtrisë ukrainase.


Pamje të publikuara së fundmi tregojnë shkatërrimin apokaliptik në qytetin e Avdikia, i kthyer në arenën e re të betejës së përgjakur. Por pas javëve në mbrojtje, ushtria ukrainase është hedhur në kundërsulm. Kievi pretendon se ka rrëzuar nga bombardues rus Su-24 M pranë qytetit lindor, ndërsa në qytetin e pushtuar të Melitopol në lindje të Ukrainës, u raportuan bombardime nga forcat ukrainase.


Sakaq Moska, ka nisur një stërvitje të shkallës së gjerë ku përfshihen mbi 3 mijë trupa dhe raketa ndërkontinentale Yars. Kjo duket të jetë një tjetër përpjekje e Moskës për të treguar fuqinë bërthamore. /a2cnn


The post Zelensky fton liderin e Kinës për vizitë në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Luftime të ashpra në Ukrainë, dronët rusë godasin qytetin Krivi Rih – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/luftime-te-ashpra-ne-ukraine-dronet-ruse-godasin-qytetin-krivi-rih-lajmet-e-fundit/ Fri, 24 Mar 2023 10:16:46 +0000 https://kosovonow.com/?p=29548 Bota March 24, 2023 – 11:12 Përgjatë natës, Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në qytetin Krivi Rih në rajonin e Dnipropetrovsk të Ukrainës, tha guvernatori i këtij rajoni më 24 mars, teksa alarmet për sulme ajrore u lëshuan përgjatë gjithë vendit. […]

The post Luftime të ashpra në Ukrainë, dronët rusë godasin qytetin Krivi Rih – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Luftime të ashpra në Ukrainë, dronët rusë godasin qytetin Krivi Rih


Bota
March 24, 2023 – 11:12

Përgjatë natës, Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në qytetin Krivi Rih në rajonin e Dnipropetrovsk të Ukrainës, tha guvernatori i këtij rajoni më 24 mars, teksa alarmet për sulme ajrore u lëshuan përgjatë gjithë vendit.


Në të njëjtën kohë, luftime të ashpra mes forcave ruse dhe ukrainase u zhvilluan përreth qytetit lindor të Bakmutit.


Guvernatori Serhiy Lysak raportoi në Telegram se Krivi Rih ishte shënjestruar nga pesë dronë të prodhuar në Iran gjatë natës, por nuk raportoi për asnjë të lënduar. Ai përmendi gjithashtu se një dron iranian Shahed u rrëzua, së bashku me disa raketa ruse.


Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se forcat ruse vazhduan sulmin e tyre në Bakmut dhe rajonet e tij fqinje, duke nisur gjithsej 79 ofensiva gjatë 24 orëve të fundit.


Shumica e sulmeve të Rusisë kishin në shënjestër Bakmutin, qytetin në rajonin e Donjeckut, i cili ka qenë epiqendra e përpjekjeve të Moskës për muaj të tërë.


“Armiku vazhdoi të kryejë sulme të pasuksesshme në zona të tjera të Donjeckut – Liman, Avdivka, Marinka dhe Shaktarsk”, tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se luftimet ishin duke u zhvilluar në pjesë të rajoneve Zaporizhja dhe Kherson.


Më 23 mars, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi liderëve evropianë që të përshpejtojnë dhe rrisin furnizimin me armë, përfshirë raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë.


Zelensky, i cili më herët gjatë ditës, vizitoi rajonin Kherson, tha se vonesat në dorëzimin e raketave me rreze të gjatë dhe avionëve luftarakë mund të zgjasin luftën.


“Koha është thelbësore. Jo vetëm muaj dhe javë, por ditë. Sa më shpejt të veprojmë së bashku, aq më shumë jetë shpëtojmë”, tha Zelensky.


“Nëse Evropa heziton, e keqja mund të ketë kohë të rigrupohet dhe të përgatitet për vite të tëra lufte”, shtoi ai, duke folur në një video-fjalim më 23 mars, drejtuar liderëve evropianë gjatë një samiti.


Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të punojë me organizata të tjera për të gjetur fëmijët ukrainas të deportuar në Rusi dhe do të bëjë presion për kthimin e tyre.


“Është një kujtim i tmerrshëm i kohërave më të errëta të historisë sonë…të dëbosh fëmijët. Ky është një krim lufte”, tha ajo. /REL


Shkrimin e plotë mund ta gjeni KETU:


The post Luftime të ashpra në Ukrainë, dronët rusë godasin qytetin Krivi Rih – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Ambasadori rus në OKB ndërpret një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/ambasadori-rus-ne-okb-nderpret-nje-minute-heshtje-per-viktimat-ne-ukraine-lajmet-e-fundit/ Sat, 25 Feb 2023 03:18:01 +0000 https://kosovonow.com/?p=28303 Bota February 24, 2023 – 23:45 Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya ka ndërprerë një minutë heshtje për Ukrainën, ndërsa anëtarët e Këshillit të Sigurimit u ngritën në këmbë për të nderuar viktimat. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba iu drejtua të pranishmëve përpara […]

The post Ambasadori rus në OKB ndërpret një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Ambasadori rus në OKB ndërpret një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë


Bota
February 24, 2023 – 23:45

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya ka ndërprerë një minutë heshtje për Ukrainën, ndërsa anëtarët e Këshillit të Sigurimit u ngritën në këmbë për të nderuar viktimat. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba iu drejtua të pranishmëve përpara se të bënte thirrje që të respektohej heshtja si një shenjë respekti për viktimat.


Por ndërsa ai dhe anëtarët e tjerë të asamblesë u ngritën në këmbë, ambasadori rus filloi t’i binte mikrofonit. Më pas ai theu heshtjen, duke thënë: “Ne po ngrihemi për të nderuar kujtimin e të gjitha viktimave të asaj që ka ndodhur në Ukrainë duke filluar nga viti 2014 – të gjithë atyre që humbën jetën.”


Moska ka akuzuar Kievin gjenocid kundër rusishtfolësve në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku ka pasur luftime midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve rusë që nga viti 2014.

Komenti i Nebenzya-s dukej se i referohej këtij pretendimi dhe këmbënguljes së Rusisë se faji i takon Ukrainës dhe Perëndimit për luftën. /abcnews


The post Ambasadori rus në OKB ndërpret një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
​Komuna e Prishtinës lëshon pëllumba për paqen në Ukrainë https://kosovonow.com/komuna-e-prishtines-leshon-pellumba-per-paqen-ne-ukraine/ Fri, 24 Feb 2023 12:02:05 +0000 https://kosovonow.com/?p=28264 ​Komuna e Prishtinës lëshon pëllumba për paqen në Ukrainë

Pas seancës solemne të Komunës së Prishtinës, e cila u mbajt në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, kryetari Përparim Rama së bashku me një grup fëmijësh lëshuan në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe. Po sot është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës […]

The post ​Komuna e Prishtinës lëshon pëllumba për paqen në Ukrainë first appeared on Kosovo Now.]]>
​Komuna e Prishtinës lëshon pëllumba për paqen në Ukrainë

Pas seancës solemne të Komunës së Prishtinës, e cila u mbajt në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, kryetari Përparim Rama së bashku me një grup fëmijësh lëshuan në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe.

Po sot është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës në mbështetje të popullit ukrainas në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe me rastin e 1 vjetorit të luftës në këtë shtet.

Të pranishëm ishin ambasadorë të vendeve aleate të Kosovës dhe gazetarët ukrainas që janë të strehuar në Kosovë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se po ndëshkohet një popull paqësor veç pse dëshiron të ndjek rrugën pro-perëndimore.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështes deri në fund luftën e drejtë të Ukrainës.

The post ​Komuna e Prishtinës lëshon pëllumba për paqen në Ukrainë first appeared on Kosovo Now.]]>
China enters the diplomatic area – does Beijing cease offensives in Ukraine https://kosovonow.com/china-enters-the-diplomatic-area-does-beijing-cease-offensives-in-ukraine/ Fri, 24 Feb 2023 10:38:51 +0000 https://kosovonow.com/?p=28257 China enters the diplomatic arena - does Beijing stop offensives in Ukraine

A year ago he started war in Ukraine. The world is no longer the same, and peace is not in sight. Across the globe, officials and analysts are predicting that the war is in fact just beginning. Entering the second year, tensions are increasing and more dangerous. Historian and diplomat Dragan Bisenić said in the […]

The post China enters the diplomatic area – does Beijing cease offensives in Ukraine first appeared on Kosovo Now.]]>
China enters the diplomatic arena - does Beijing stop offensives in Ukraine

A year ago he started war in Ukraine. The world is no longer the same, and peace is not in sight. Across the globe, officials and analysts are predicting that the war is in fact just beginning. Entering the second year, tensions are increasing and more dangerous.

Historian and diplomat Dragan Bisenić said in the Morning Program that it is still too early to say what the definitive outcome of the conflict will be.

From the point of view of war goals, Bisenić believes, it can be said that Russia achieved a certain partial success, because until September of last year it ruled with about 20 percent of the territory, but that a change did occur when the Ukrainian army returned Kherson in a counter-offensive.

“Since then, there has been a lull on the front, there have been no significant movements either forward or backward, and that’s why everyone expects spring when one or both offensives are thought to follow. So, the Russian, which will try to penetrate further to the west of the country, and the Ukrainian , which it is assumed could be a counter-offensive either to the south or to the east.

In any case, Bisenić points out, the damages caused by this conflict are enormous, around 150 billion dollars in direct damages to infrastructure and various facilities.

“There are some encouraging details”

When it comes to possible peace talks, Bisenić says there are several encouraging details.

“Yesterday, US Secretary of State Anthony Blinken said a couple of sentences that indicate that both the United States of America and Russia are actually taking into account what the other side’s reaction will be. It means that they are still calculating and counting on each other,” noted Bisenić.

He pointed out that the visit of US President Joseph Biden to Kyiv could not have taken place without Moscow’s consent and security guarantees.

“It is possible that the Chinese proposal will forestall the assumed offensives”

China released a 12-point document in which he presents his position on the war in Ukraine in detail and calls for an end to hostilities and peace negotiations.

Bisenić says that China has avoided all conflicts, that it considers this war dangerous for its national interests.

Chinese President Xi Jinping’s address is expected today, and Bisenić points out that when a superpower like China appears with its proposal, then everyone must seriously raise their eyebrows and listen to what it is about.

He believes that China would not allow itself to enter into an adventure that would end in failure.

“I think there are certainly much stronger foundations behind that than there were with other countries. We will see very soon what the real reactions are to that Chinese proposal. I don’t believe that anyone will do it by rejecting that Chinese proposal altogether. It is possible that the Chinese proposal will prevent both of these assumed military offensives in the spring, and that would actually be the best outcome,” says Bisenić.

Surlić: Neither side wants any kind of peace

Assistant professor at the Faculty of Political Sciences, Stefan Surlić, in a guest appearance in RTS’s Dnevnik, said that what is currently happening on the front line indicates that neither side wants any kind of peace and that the conflicts continue.

“Direct confrontations, conflicts of much greater intensity, offensives, counter-offensives are announced,” added Surlić.

When it comes to Moscow’s expected spring offensive, Surlić says that it can be concluded that Russia wants to establish a line that is identified with the borders of the region that it has declared as part of its territory.

“Based on Putin’s speech, we can conclude that only the territory guarantees Russia a better negotiating position and the achievement of its goals. Whether it will succeed in this is a big question. A major offensive is being announced, but we see on the ground that that line on moves the field very slowly,” says Surlić.

“China can present itself as a global mediator”

Commenting on China’s 12-point proposal on a ceasefire and return to the negotiating table, Surlić assesses that China has a great interest in participating in the negotiation process and that it can present itself as a global mediator in this conflict, which is presented as a conflict between Russia and the West.

“It is not in her interest to defeat Russia in Ukraine, because then she would be left alone on the chessboard geopolitically, and in that context it should be understood that China wants to abandon the policy of non-interference and take a position as an active global actor. China is attractive at the moment, because it is the only can provide the security guarantees required by Russia on the territory of Ukraine and be a guarantor of the peace agreement and be a counterweight to the interests of the West in Ukraine,” says Surlić.

What is the problem, he notes, is whether the West will allow it, because they see that there is some Sino-Russian axis, they perceive China as a challenger.

The post China enters the diplomatic area – does Beijing cease offensives in Ukraine first appeared on Kosovo Now.]]>