Tre persona janë lënduar dje në në lagjen “Emshir” në Prishtinë si pasojë e rënies së një ashensori.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.
Comments are closed.