Take a fresh look at your lifestyle.

39-vjeçari në Gjilan vdes pasi e zuri lisi – Lajmet e fundit



39-vjeçari në Gjilan vdes pasi e zuri lisi




Një 30-vjeçar ka vdekur pasditen e sotme në fshatin Burincë e Gjilanit pas lëndimeve të marra nga rrëzimi i një lisi.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth orës 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i Kosovës  (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaçanikut   ishte duke prerë drunj, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë ai.


Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


“Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për t’u marrë me rastin. Me urdhër të prokurorit të shtetit  kufoma do të dërgohet në IML”.


 Hashani ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale. /telegrafi


Comments are closed.