Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasada e Turqisë: I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës – Lajmet e fundit



Ambasada e Turqisë: I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës




Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë mirëpritur ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Turqia.


Ambasada e Turqisë në Kosovë ka thënë se i është mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës.


“Ambasadori Tunç Angëlë së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjës Armend Mehaj mirëpriti ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Türkiye. I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës për viktimat e tërmetit”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, Kurti dhe Mehaj, kanë ndarë medalje për të gjithë pjesëtarët e FSK-së që ishin në Turqi.


Comments are closed.