Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohen shtatë persona në Deçan, u rrahën mes vete – Lajmet e fundit



Arrestohen shtatë persona në Deçan, u rrahën mes veteFoto: Zëri / Ilustrim




Policia e Kosovës ka arrestua shtatë persona, pasi që janë rrahur mes vete në Deçan.


Në raportin e 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Haki Povataj” rreth orës 17:30, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.


“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Haki Povataj, Deçan 02.12.2022 – 17:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.


Sipas Policisë me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.


Comments are closed.