Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Kllokot – Lajmet e fundit



Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Kllokot




Policia e Kosovës pas një pune hetimore në lidhje me një rast nga vepra penale “Detyrim” është arritur deri tek zbulimi i një rasti tjetër të dhunimit ndodhur në Kllokot.


Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 21.05.2022 minuta në Kllokot, dhe rasti në Polici është iniciuar “Dhunim”, raporton Zeri.info.


“Pas një pune hetimore në lidhje me një rast nga vepra penale “Detyrim” është arritur deri tek zbulimi i një rasti tjetër të dhunimit ku me datë 10.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri


Comments are closed.