Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet serbi i dyshuar që plagosi zyrtarët policorë dhe dogji veturat me targa RKS – Lajmet e fundit



Arrestohet serbi i dyshuar që plagosi zyrtarët policorë dhe dogji veturat me targa RKS




Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në veri të vendit, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së policisë, ku dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë.


Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin me targa RKS.


“Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale ‘Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘Vrasje në tentativë’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim,


Kujtojmë se në dy ditët e fundit në veri të vendit janë djegur pesë vetura me targa RKS dhe një veturë me targa ilegale.


Comments are closed.