Take a fresh look at your lifestyle.

Bajqinovci takohet me Luan Krasniqin, diskutojnë për sportin e aktualitetin politik në Kosovë – Lajmet e fundit



Bajqinovci takohet me Luan Krasniqin, diskutojnë për sportin e aktualitetin politik në Kosovë




Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci sot është takuar me kampionin e boksit Luan Krasniqi në Prishtinë.


Bajqinovci më tej tha se ata diskutuan për sportin, kulturën por edhe për aktualitetin politik e shoqëor në vend, shkruan Zeri.info.


Ai më tej u shpreh se Luani është kampion, e ky kampion jo vetëm me emër është Luan.


“Luan Krasniqi është emri i gjatë i sinonimit të Kampionit tonë të përhershëm, me të cilin, në takimin 3-orësh që patëm sot, jo vetëm që evokuam kujtime të bukura për fitoret e mëdha, por patëm edhe shumë diskutime të gjata e të ndryshme për sportin e kulturën, por edhe për aktualitetin politik e shoqëror tek ne”, shkroi ai në Facebook.


Bajqinovci ndër të tjera tha se ne krenohemi me të, por edhe ai e do me gjithë zemër zhvillimin e Kosovës. /Zëri



Comments are closed.