Take a fresh look at your lifestyle.

Bajqinovci tregon se kur do të vijë në Kuvend Ligji për Policinë – Lajmet e fundit



Bajqinovci tregon se kur do të vijë në Kuvend Ligji për Policinë




Anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Ligji për Policinë, që parasheh pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor e jetësor do të vijë në Kuvend pas Ligjit për Paga.


LVV-ja e ka pasur premtim parazgjedhor këtë temë, e Bajqinovci ka thënë se shpreson që kjo të ndodhë para përfundimit të këtij mandati.


“Duhet pasur parasysh që gjatë këtij mandati kemi në premtimet tona që do të kemi ligjin për Polici dhe pension të parakohshëm dhe besoj se do të kryhet këtë mandat. Para kësaj është ligji për paga që është në ministri të financave dhe po punohet shumë. Pas kësaj vjen ligji për polici”, tha ai në T7.


“Do të jetë ligji për pensionim. Pastaj do të kemi për sigurim shëndetësor dhe jetësor. Policia do t’i ketë këto, edhe pse kanë munguar për 20 vjet”, shtoi ai.


Comments are closed.