Take a fresh look at your lifestyle.

Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri

Përgjegjësi i ndërrimit për zjarrfikësit e rajonit të Prishtinës, Berat Shala ka bërë te ditur se shtëpia në lagjen e “Muhaxherëve” këtu në kryeqytet ka qenë në përgatitje për t’u rrënuar, mirëpo në bodrum ka pasur disa mobile qe janë djegur.

Sipas tij, brenda nuk kishte askush dhe si rrjedhojë nuk ka të lënduar, derisa për rastin janë lajmëruar rreth orës 21:30 dhe kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Shkaqet që kanë dërguar deri tek zjarri nuk dihen ende, me to po merren ekipet e hetuesve.

Në vendngjarje ishin edhe ekipet e policisë dhe Klan Kosova ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit ende nuk kane kthyer ndonjë përgjigje për rastin.

Derisa sipas banorëve përreth, shtëpia ishte e pa banuar që rreth 1 muaj.

Comments are closed.