Take a fresh look at your lifestyle.

Ballkani mposhtet nga Slavia Pragues – Lajmet e fundit



Ballkani mposhtet nga Slavia Pragues


Sport
September 15, 2022 – 20:43

Lajmet e Fundit nga Sporti

Ballkani ka pësuar disfatë në ndeshjen e dytë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës, ndaj Slavia Praga.


3:2 përfundoi ndeshja në favor të ekipit çek.


Më mirë e nisën takimin ekipi kosovar, pasi shënuan me anë të Ermal Krasniqit në minutën e 23`.


Por, festa e Ballkanit nuk zgjati, pasi vendasit barazuan menjëherë me anë të Stivi Frashërit i cili shënoi autogol.


Në minutën e 29` Meriton Korenica sërish i dha epërsinë suharekasve, pasi shënoi për 2:1.


Olaynka, ishte ai që barazoi përsëri gjithçka, në minutën e 34`.


Slavia Praga nuk u ndalë, dhe tundi rrjetën e Frashërit edhe një herë tjetër, këtë herë ishte Masopust.


Kështu 45 minutat e parë u mbyllën 3:2 në favor të ekipit çek.


Në 45 minutat e dytë ishin vendasit që dominuan, porn ë vend ishte Stivi Frashëri dhe nuk lejoi të tundin më rrjetën e tij.


Nga minuta e 84` suharekasit mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Thaqit.


Kështu Ballkani regjistron humbjen e parë ne garat evropiane, pas barazimit në ndeshjen e parë (1:1) ndaj Cluj.


Comments are closed.