Menjëherë pas leximit të zarfit, banorët u ndanë në dy grupe dhe nisën me punën.Ata dolën në oborr dhe nisën gatimin e 6 recetave të ndryshme, ndërsa kanë vetëm tre orë kohë për t’i gatuar të gjitha ushqimet që kërkohen nga kjo sfidë.
Gatimet po përgatiten me shume dashuri dhe të gjitha ushqimet do të shkojnë për besimtarët myslimanë, në kuadër të nisjes së muajit të Ramazanit. Grup fitues do shpallet ai që tregon më shumë frymë bashkëpunimi dhe ai që gatuan në kohë gjashtë recetat që kërkohen.
Banoret kane kryer me sukses kete sfide me pas jane mbledhur te gjithe dhe kane dhene nje mesazh duke i uruar besimtaret musliman per muajin e Ramazanit dhe duke i uruar agjerim te lehte te gjitheve. Nuk dihet nese ndonje prej tyre do te agjeroj pasi deri me tani nuk e kane permendur nese do e bejne nje gje te tille.
Si rralle here kjo sfide shume e bukur i beri bashke banoret ku shihen shume te lumtur me njeri tjetren duke u munduar qe te pergatisin ushqimet qe do dergojne per besimtaret ne kete muaj te shenjte e qe ky gjest u pelqye shume nga publiku.
Comments are closed.