Take a fresh look at your lifestyle.

Baton Haxhiu Haradinajt: T’u dha posti i kryeministrit, sepse kërcënove me luftë të re – Lajmet e fundit



Baton Haxhiu Haradinajt: T’u dha posti i kryeministrit, sepse kërcënove me luftë të re




Baton Haxhiu përmes një kolumne të botuar në AlbaniaPost ka sulmuar ashpër Ramush Haradinaj.


Sipas gazetarit, Haradianjt i është dhënë posti i kryeministri për t’ia menaxhuar kërcënimet për një luftë të re.“Smajl, dërgoja letrën Ramushit”, quhet kolumna e Haxhiut ku ka thënë se Haradinajt i është i nevojshëm vetëm pse është destruktiv në opozitë.


Këto pretendime Haxhiu i ka lidhur me bashkëpunimin e Haradinajt me Lëvizjen Vetëvendosje gjatë viteve sa Isa Mustafa ishte kryeminsitër.“Ramush Haradinaj deri më sot ka dhënë vetëm një shembull të qartë të rëndësisë së tij në politikë. Ai është i nevojshëm në qeveri vetëm pse është tepër destruktiv në opozitë jo pse është produktiv në pushtet. Atij i është dhënë posti i Kryeministrit, mes tjerash, nga pamundësia për t’ia menaxhuar kërcënimet për luftë të re, dhunën e ushtruar në sheshet e Prishtinës dhe hedhjen e lotsjellësit në Kuvend. Si Kryeministër, ndërkaq, marrëveshja që ka nënshkruar me Malin e Zi ka qenë përmbajtësisht e njëjtë”, ka thënë ndër tjerash Haxhiu./express


Comments are closed.