Take a fresh look at your lifestyle.

BBVK “kopjon” Arbanen edhe për shtatzani

Prezantuesja Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe dasma e tyre e vitit 2019 u ndoq me shumë kërshëri.

Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, u bërë prindër për herë të parë në qershor të vitit 2020.

Këtë e bëri të ditur vet aktori Krapi, i cili asokohe shpërndau lajmin për publikun në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë”, shkruante ai.

Ndërkaq tani, Besniku dhe Jonida vitin 2023 do ta mbajnë mend sërish si një vit që ua ndryshoi jetën. Kjo sepse, çifti shumë i dashur janë në pritje të ëmbël. Kësaj here lajmin e bëri publik vetë prezantuesja gjatë Prime të BBVK.

Kujtojme se vitin e kaluar Arbana beri te ditur se gjate gjithe prezantimit te BBVA, ka qene shtatzene, duke pritur nje femije./InfoKosova/

Comments are closed.