Take a fresh look at your lifestyle.

Besiktasi po e konsideron ta prish marrëveshjen e huazimit të Dele Alli

Besiktas po e konsideron t’i jap fund marrëveshjes së huazimit të Dele Alli, më pak se pesë muaj pasi që anglezi iu bashkua gjigantit turk nga Evertoni.

Alli u transferua te Besiktasi në fund të muajit gusht, me shpresën për ta ringjallur karrierën e tij pas një aventure të tmerrshme në “Goodison Park”, raporton KosovaPress.

Sidoqoftë, Alli ka dështuar që ta gjejë formën më të mirë të tij në Turqi, dhe ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për Besiktasin.

Si pasojë e kësaj, Besiktasi veçse po ka dyshime për Allin, dhe është duke e konsideruar që ta rikthejë atë te klubi i tij, Evertoni.

Thuhet se Alli ka afat deri në fund të këtij muaji për tu përmirësuar, përndryshe ekziston shans serioz që Besiktasi do të filloj bisedimet me Evertonin për ta rikthyer anglezin në Premier Ligë.

Comments are closed.