Take a fresh look at your lifestyle.

Biletat për koncertin e Adele në Las Vegas kushtojnë deri në 40,000 dollarë – Lajmet e fundit



Biletat për koncertin e Adele në Las Vegas kushtojnë deri në 40,000 dollarë




Biletat për natën e parë të titulluar Weekends With Adele, do të kushtojnë nga 600 deri në 41,280 dollarë.


Të paktën gjashtë nivele të tjera të biletave ishin në dispozicion për 20,000 dollarë secila ose më shumë.


Këngëtarja njoftoi të hënën se koncerti i saj do të zgjasë nga nëntori deri në mars. Shfaqja ishte planifikuar më parë të debutonte janarin e kaluar, por u shty  një ditë para se të fillonte, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga disa prej fansave të saj.


Mattheë Rados, drejtori i asociuar i kompanisë, tha se rritja e çmimeve të biletave mund t’i atribuohet pjesërisht shtyrjes së shfaqjes.


“Adele është një nga artistet më të njohura në botë dhe nuk bën shumë performanca live,” tha ai. “Kjo është arsyeja themelore pse ka kaq shumë kërkesë për këto shfaqje.”


Sipas një deklarate nga Ticketmaster, kompania e shitjes dhe shpërndarjes së biletave, të gjitha biletat ekzistuese janë të vlefshme për datën e re.


 Për më tepër, një numër më i vogël biletash shtesë do të jenë në dispozicion për të gjitha 32 koncertet. /shqip.com


Comments are closed.