Take a fresh look at your lifestyle.

Botërori i hendbollit, Universiteti Hasan Prishtina mposhtet nga spanjollet e UCLM

Ka përfunduar edhe ndeshja e katërt, respektivisht e treta në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.

Në kuadër të konkurrencës së femrave, Universiteti Hasan Prishtina pësoi humbje nga spanjollet e Universitetit UCLM, raporton KosovaPress.

Përgjatë 60′ minutave lojë të zhvilluara, spanjollet arritën të shënojnë plot 32 gola, në krahasim me vashat “Dardane” të cilat regjistruan vetëm 23 sosh.

Hendbollistja më e mirë e ndeshjes ishte spanjollja Alba Jurado Novillo me plot tetë gola të shënuara, kurse më e dalluara te Universiteti Hasan Prishtina ishte Elisa Mulaj me shtatë gola të realizuara.

Rezultati final i ndeshjes është 32:23 në favor të Universitetit spanjoll, UCLM.

Comments are closed.