Take a fresh look at your lifestyle.

Çfarë thotë pjesëtari i FSK-së për plagosjen në Shtërpcë? Avokati tregon versionin e Azem Kurtajt – Lajmet e fundit



Çfarë thotë pjesëtari i FSK-së për plagosjen në Shtërpcë? Avokati tregon versionin e Azem Kurtajt




Kujtim Kërveshi, avokat i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, e ka quajtur “propagandë të kontaminuar politikisht” cilësimin e plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcës si “vrasje në tentativë”.


Ai tha se i beson klientit të tij dhe se versioni i Azem Kurtajt “është i thjeshtë”. Sipas tij, Kurtaj dhe shoku i tij kishin marrë rrugë për “trip” dhe se papritur atyre u doli punë me një turmë njerëzish.


“Ata kanë marrë një rrugë pa kurrfarë qëllimi të keq. Janë ballafaquar me një grup njerëzish”, tha Kërveshi.


Duke mohuar se rasti ishte i motivuar etnikisht, Kërveshi tha se klienti i tij “nuk ka pasur kurrfarë shtytje kombëtare për të reaguar ashtu siç ka reaguar” dhe se “në momentin që e kam takuar, më ka thënë e kam bërë në vetëmbrojtje”.


Sipas versionit të Kurtajt, ai fillimisht ka shtënë në ajër, pasi ishte bllokuar nga turma.


“Predhën e dytë, nga pamundësia për të lëvizur, e ka shkrepur në drejtim të tokës”, thotë avokati.


Ai tha se klienti i tij është “shëndosh e mirë”. /express


Comments are closed.