Take a fresh look at your lifestyle.

Largohen shtëpizat nga rruga “Xhorxh Bush”/Qytetarët e shohin si mundësi për vizitë nga të huajt

Janë larguar shtëpizat e vendosura nga Komuna e Prishtinës në rrugën “Xhorxh Bush”. Me rastin e festave të fundvitit, kjo pjesë u shndërrua në shesh e u bllokua për qarkullim që nga 13 dhjetori 2022 deri këtë të diel, me 8 janar 2023.

Tregu i fundviti, ka qenë i frekuentuar shumë në këtë periudhë, falë edhe motit të mirë. Qytetarët e kanë vlerësuar këtë projekt të kryetarit Përparim Rama, madje e ka parë si mundësi zhvillimi.

Zymer Mahxharri tha se me këtë projekt kryeqyteti është vizituar edhe nga shtetas të huaj.

”Është mirë që është liruar qyteti, bile këtë vit tek sheshi ‘Skënderbeu’, ka qenë normal se janë bartë këtu dhe ka qenë më mirë, do të thotë qyteti është i madh po vijnë edhe prej shteteve të tjera, edhe duhet zakonisht kemi një hapësirë permanente”.

Bajram Kazagiqi, arkitekt, edhe pse e ka mirëpritur këtë projekt, thotë se për të funksionuar duhet të zgjidhet cështjaa komunikacioni.

Ai madje thotë se me rritjen e numrit të popullësisë duhet edhe të zgjerohen sheshet, për këtë ka besim në punë e kryetari të Komunës Përparim Rama.

“Në bazë të numrit të popullsisë, me rritjen e popullsisë në Prishtinë prej para luftës diku rreth 180 mijë apo 200 mijë llogaritet që kanë qenë. Tash i kemi diku rreth gjysmë milioni. Ajo popullatë është pa me ndërtimin e këtij sheshi, kam bërë disa foto prej KEK-ut atje e deri këndej nuk është parë asgjë tjetër përpos vetëm kokat e njerëzve. Ashtu që ka nevojë, mirëpo para kësaj duhet të bëhet një zgjidhje me komunikacion. Tash se si do të realizohet ajo të shohim”.

“Unë kam besim në kryetarin dhe vetë jemi arkitekt të dytë. Edhe kjo ka qenë një simbolike se edhe vet festat kanë qenë krishtere ashtu që ndërlidhet p.sh edhe me këtë fundvit. Dhe ide e mirë  ka qenë dhe e menduar mirë, çka nuk më pëlqen kjo pjesa e hyrjes së  parkingut dhe si do ta zgjidhin edhe këtë nuk e di, mirëpo me mund me rrëzuar nuk kisha dashtë”.

Sadri Llumnica, tha se shtëpizat e vendosur në këtë pjesë i ka parë si aktaksion, po nuk është kënaqur me largimin e tyre.

“Po edhe mirë po se di çka po ndodh tash. Pse po i largojnë. Mua mu ka dok shumë bukur. Bile sikur në perëndim. Më ka pëlqyer shumë. Edhe duhet të jetë një shesh shumë më i madh. Prishtina e kuptoni që është milionësh banorë, pse mos me bë. Çka do që do të bënë e që është për shoqërinë është shumë e mirë”

Ky projekt për Esat Kikan nuk duket i mirë pasi sipas tij, vetëm është bllokuar qyteti.

“Se e ka bë llug. Po kemi na shetitore mjaftë. Kosova, po kurrë numër më të vogël nuk ka pasur as Prishtina as Kosova. Asgjë s’ka bë hiç për atë vetëm e ka prish ato që ka qenë, ka qenë e rregulluar e ka prish. E ka blloku rrugën e ka blloku qytetin kjo është katastrofë”.

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar se sheshi në rrugën “Xhorxh Bush”, do të mbetet i mbyllur për automjete private.

Por sipas tij, nga 8 janari në atë pjesë do të hapet vetëm një korsi në të cilën do kalojnë vetëm autobusët dhe automjete e emergjencave.

“Tregu i Fundvitit” ishte aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës (Kryeqyteti) për të festuar së bashku festat e fundvitit në hapësirë publike me muzikë, ushqim, pije, suvenire dhe aktivitete argëtimi.

Ky treg këtë fundvit ishte organizuar për 26 ditë kalendarike, brenda periudhës 13 dhjetor 2022 ora 20:00 dhe 8 janar 2023 ora 24:00, si dhe ishte përqëndruar në hapësirën publike përgjatë rrugës “Xhorxh Bush”, nga kryqëzimi me Rr. “Bill Klinton” e deri tek kryqëzimi me Rr. “Garibaldi”.

Pjesë e tregut ishin 40 shtëpiza të drurit dhe hapësira jashtë shtëpizave të paracaktuara në destinim dhe pozicion; sikurse dhe një skenë për performancë nga artistët e ndryshëm.

Komuna e Prishtinës kishte hapur thirrje paraparakisht, duke ftuar bizneset dhe OJQ-të e regjistruara që të aplikojnë për të ofruar shërbimet e tyre sipas kategorive të përcaktuara, brenda shtëpizave apo jashtë tyre, brenda 26 ditëve të tregut.

Comments are closed.