Take a fresh look at your lifestyle.

Dhunohet një 12-vjeçare në Ferizaj – Lajmet e fundit



Dhunohet një 12-vjeçare në Ferizaj




Një vajzë 12-vjeçare nga Ferizaj është dhunuar.


Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka qenë nëna e saj e cila e ka raportuar rastin në stacion, pasi që sipas saj, vajza kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj, shkruan “Zeri.info”.


Kanë qenë njësitet policore ato që kanë arritur ta gjejnë të miturën dhe kanë arritur që ta kapin të dyshuarin, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:


DHUNIM


Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri


Comments are closed.