Take a fresh look at your lifestyle.

Durmishi jep një lajm të mirë për qytetarët e Vitisë – Lajmet e fundit



Durmishi jep një lajm të mirë për qytetarët e Vitisë




Zv/ministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se Komuna e Vitisë po kyçet në autostradë, derisa sot ka filluar procedura e prokurimit.


Ai ka thënë se vlera e planifikuar e projektit është 2.8 milionë euro.


Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:


Komuna e Vitisë po kyçet në autostradë


Pas përfundimit të projektit dhe elaboratit të shpronësimit, sot ka filluar procedura e prokurimit për kyçjen në autostradë në fshatin Gërlicë.


Vlera e planifikuar e projektit është 2.8 milionë euro.


Po i shfrytëzojmë këta muaj të dimrit për t’i përfunduar procedurat në mënyrë që në pranverë të fillojmë me punime.


Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve të mëdha.



Comments are closed.