Take a fresh look at your lifestyle.

Efi Dhedhes shpallet finalistja e dytë – Kiara dhe Bledi largohen nga Big Brother – Lajmet e fundit



Efi Dhedhes shpallet finalistja e dytë – Kiara dhe Bledi largohen nga Big Brother




Në një avantazh si lider, Qetsor Ferunaj, në natën e sotme (e shtunë) kishte dy mundësi për banorët më të nominuar në Big Brother VIP Albania.


Për Bledi Manen, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes – Qetsori bëri një zgjedhje që të shpallte finalistin e dytë këtë natë, përkundër se mund t’i dërgonte direkt në televotim për t’u eliminuar nga gara.


Në bazë të kësaj, finalisti i dytë i këtij edicioni të BBVA u shpall Efi Dhedhes, që automatikisht me këtë duhej të largoheshin Bledi dhe Kiara.


Ish-konkurrentja e “Përputhen” iu bashkua Luiz Ejllit, i cili po ashtu u shpall finalisti i parë.


Efi duhet theksuar se ka qenë një zë i fuqishëm në këtë format që ka lënë gjurmë të madh


Ajo solli përplot situata, nisur nga miqësia me Luizin dhe Kiarën e deri të krisja e raportit të tyre.


Sidoqoftë, finalja e madhe e Big Brother pritet të mbahet më 6 maj.


Comments are closed.