Take a fresh look at your lifestyle.

Flasin nga kompania e autobusit që u sulmua në Serbi – Lajmet e fundit



Flasin nga kompania e autobusit që u sulmua në Serbi




Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në Gjermani, është sulmuar sot në territorin e Serbisë.


Sulmi ka ndodhur në aksin Nish – Beograd, ku një kurë ka krisur xhamin e përparëm të autobusit.


Nga kompania për “Zërin” e kanë konfirmuar sulmin, ndërsa kanë thënë se kanë lajëmruar edhe autoritetet serbe që po merren me rastin.


Kompania ka thënë se nga ky sulm fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autoritet në Serbi janë duke u marrë me rastin dhe më pas do të vazhdojnë rrugën për në destinacion, në Gjermani, raporton Zeri.info.


“Të gjithë udhëtarët janë mirë janë duke u kryer procedurat ligjore që duhet dhe do të nisen për në Dortmund”, thanë nga kompania. /Zëri



Image

Comments are closed.