Take a fresh look at your lifestyle.

FSK-ja shënon rekord, 2547 ushtarë të trajnuar jashtë vendit gjatë një viti – Lajmet e fundit



FSK-ja shënon rekord, 2547 ushtarë të trajnuar jashtë vendit gjatë një viti




2547 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar jashtë vendit gjatë një viti.


Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.


Mehaj tha se avancimi profesional mbetet një nga synimet kryesore.


“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë në fushën e trajnimeve, po ngremë në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, tha Mehaj.



Comments are closed.