Take a fresh look at your lifestyle.

Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasje – Lajmet e fundit



Gjendet një person i vdekur në Drenas, dyshohet për vetëvrasjeFoto: Ilustrim / Zëri




Një person është gjetur i vdekur në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se për këtë rast Policia ka marrë informacion rreth orës 18:30, ku pas daljes në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore nga këta të fundit është konstatuar vdekja e tij.


“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Poklek i ri të komunës së Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë ajo.


Tutje ajo ka thënë se institucionet janë duke i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për rastin.


“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti.


Comments are closed.