Take a fresh look at your lifestyle.

Grabitet ish-misi i Shqipërisë, i vjedhin pasurinë me vlerë “marramëndëse” – Lajmet e fundit



Grabitet ish-misi i Shqipërisë, i vjedhin pasurinë me vlerë




Ish-miss-i Agnesa Vuthaj ka rënë pre e grabitësve në shtëpinë e saj në Çagllavicë të Prishtinës.


Mediat kosovare raportojnë se modelja shqiptare e ka denoncuar në polici grabitjen në shtëpinë e saj.


Autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash, mbi 100 mijë euro dhe disa stoli prej ari me vlerë rreth 300


Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë.


“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt.


Kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në njoftim. /lajmifundit


Comments are closed.