Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: AAK-ja mbetet konsistente në temat nacionale, kjo i duhet Kosovës – Lajmet e fundit



Haradinaj: AAK-ja mbetet konsistente në temat nacionale, kjo i duhet Kosovës




Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot strukturat partiake të të gjitha niveleve në nderim të 23-vjetorit të themelimit.


Në këto takime është diskutuar për çështjet e brendshme orhanizative, teksa tha se AAK-ja po kalon nëpër një momentum pozitiv, raporton Zeri.info.


“Zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë”, shkroi ai në Facebook.


Haradinaj tha se AAK-ja mbetet konsistente në temat nacionale teksa tha se kjo qasje është e duhura për Kosovën. /Zëri


Comments are closed.