Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: Kurti me veprimet e fundit po e ndihmon Vuçiqin të pengohet plani franko-gjerman për marrëveshje – Lajmet e fundit



Haradinaj: Kurti me veprimet e fundit po e ndihmon Vuçiqin të pengohet plani franko-gjerman për marrëveshjeFoto: Laura Hasani




Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti po shkon në një rrugë të paqartë, pasi nuk po dëgjon SHBA-në që të shtyjë vendimin për targat.


Haradinaj tha se me këto veprime Kurti po e ndihmon presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që të pengohet arritja e marrëveshjes, e cila në qendër ka njohjen reciproke përmes planit franko-gjerman, transmeton Zeri.info.


“Serbia dhe satelitët e saj e kanë qëllim dështimin e marrëveshjes, planit franko-gjerman që në përmbajtje ka njohjen e Kosovës nga Serbia. Në këtë skenar për fat të keq është kyçur dhe po e ndihmon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Zeri.info.


Kreu i AAK-së tha se Serbia me duart e veta të zgjatura ka arritur sot t’i nxjerrë jashtë funksioni institucionet e Kosovës në veri, ka arritur të lërë Kosovën pa përfaqësim në veri.


“Qeveria ‘Kurti’, demagogët e tij, e kanë kthyer procesin nga marrëveshja që në përmbajte kishte njohjen, në diskutim kthimin e serbëve në veri”.


“I kujt është Albin Kurti dhe për kë punon”, ka pyetur Haradinaj gjatë një konference për media.


Ai tha se ekziston mundësia për të rikthyer gjendjen normale duke anuluar vendimin për targat.


“Ekziston mundësia me rikthy gjendjen dhe kjo është me aprovua kërkesën e SHBA-së për pezullimin për targat, Kthimi te SHBA-ja është kthimi te rendi dhe ligji dhe siguria, ikja nga Amerika është kthimi në Moskë, s’ke ku shkon tjetërkund”, deklaroi Haradinaj. /Zëri


Comments are closed.