Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Në takim me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, shkroi Haradinaj.
Ai ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij dhe të BE-së në procesin e dialogut.
“Gjithashtu Lajçakun e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, përfundoi Haradinaj.
Comments are closed.