Take a fresh look at your lifestyle.

FBI-ja kontrolle në shtëpinë e Trumpit, flet prokurori i përgjithshëm: E urdhërova unë personalisht – Lajmet e fundit



FBI-ja kontrolle në shtëpinë e Trumpit, flet prokurori i përgjithshëm: E urdhërova unë personalisht


Bota
August 11, 2022 – 23:56

FBI-ja ka hyrë në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump për të bërë kontrolle por ende nuk dihet arsyeja e kontrollit.


Mbi ngjarjen ka folur vetë prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland tha se ai “aprovoi personalisht” vendimin për të kërkuar një urdhër për FBI-në për të kontrolluar shtëpinë e ish-presidentit Trump në Florida në Mar-a-Lago.


“Departamenti nuk e merr me lehtësi një vendim të tillë. Aty ku është e mundur, është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse si një alternativë ndaj një kërkimi dhe të shtrihet ngushtë çdo kërkim që ndërmerret”, tha Garland. /abcnews


Comments are closed.