Në seacnën e sotme të Kuvendit, si temë kyçe është veprimet e Qeverisë në veri të vendit.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ndër të tjera u shpreh se asnjë parti nuk ka punuar më shumë për veriun sesa partia e tij, raporton Zeri.info.
“Dua t’ua rikujtoj se asnjë parti deri më sot s’ka punuar më shumë për veriun se PDK nga viti 2008 e deri më tani”, u shpreh ai.
Haxhiu më tej ka thënë se me PDK-në në pushtet është rrëzuar muri ndarës në Ibër, si dhe kanë filluar investimet në very.
“Për herë të parë ka filluar kthimi i shqiptarëve nga jugu në veri pas vitit 2008. Investimet kanë filluar nga viti 2008 në veri me PDK-në. Me PDK-në është rrëzuar muri ndarës te lumi Ibër. Me PDK-në është kthyer sovraniteti në pikat 1 dhe 31. Asnjë parti pra, s’ka punuar më shumë se PDK për veriun”, u shpreh ai. /Zëri
Comments are closed.