Take a fresh look at your lifestyle.

Kievi dhe Moska ranë dakord të shkëmbejnë 40 të burgosur në Ankara

Komisionarja ruse për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova tha sot se shkëmbimi i 40 robërve të luftës është arritur në një takim me homologun e saj ukrainas Dmytro Lubinac.

Takimi u mbajt në një hotel në kryeqytetin turk, Ankara, në margjinat e konferencës së ombudsmenëve të Turqisë, Ukrainës dhe Rusisë.

Moskalkova njoftoi sot në Telegram se ka diskutuar me Lubinec për çështjet e ofrimit të ndihmës humanitare për qytetarët e të dy vendeve, dhe Avokati i Popullit ukrainas tha para takimit në Turqi se tema kryesore e diskutimit duhet të jetë “kthimi i heronjve tanë” duke iu referuar shkëmbimit të të burgosurve.

Comments are closed.