Take a fresh look at your lifestyle.

Kina lëshon 11 raketa pranë Tajvanit – Lajmet e fundit



Kina lëshon 11 raketa pranë Tajvanit


Bota
August 04, 2022 – 23:50

Kina ka nisur në ngushticën e Tajvanit, ato që konsiderohen si stërvitjet ushtarake më të mëdha në histori. Gjithçka konsiderohet si një mesazh që Pekini i dërgon Uashingtonit, si hakmarrje ndaj vizitës së drejtueses së dhomës së përfaqësuesve Nensi Pelosi zhvilloi në Taipei, të Martën dhe të Mërkurën, duke shkelur sipas Kinës integritetin territorial të vendit, pasi e konsideron Tajvanin si territor të vetin.


Autoritetet tajvaneze thanë se ushtria kineze lëshoi 11 raketa balistike të fuqishme të cilat ranë në hapësirën detare të ishullit, por pa e prekur atë. Edhe Tajvani ngriti në fluturim avionë luftarakë për të paralajmëruar 22 avionë kinezë që kaluan vijën e mesit si dhe qëlloi për të larguar katër dronë. Kina ka dislokuar mbi 100 avionë luftarakë për 4 ditë me radhë do të mbajë të izoluar ishullin.


Zyrtarët e Tajvanit thanë se stërvitjet shkelnin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën e saj dhe kërcënojnë lundrimin e lirë ajror dhe detar. Stërvitjet kineze që përmbyllen të Dielën, e kanë rrethuar Tajvanin nga 6 pika dhe kanë bllokuar plotësisht fluturimet dhe lundrimet civile, përfshirë tregtinë me jashtë. Për këtë qeveria tajvaneze protestoi./Tv Klan


Comments are closed.