Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e Qeverisë Kurti për reciprocitet ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo është e drejtë e çdo shteti sovran.
Tutje ka dënuar veprimet ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit.
“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës.
Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”.
“Dënojmë veprimet ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit”.
“Mbështetja për ta është domosdoshmëri.
Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial.
Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, ka shkruar Abdixhiku./Telegrafi/
Comments are closed.