Take a fresh look at your lifestyle.

​Albieaj: Mbështesim Kosovën në ruajtjen e rendit dhe të ligjshmërisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka shprehur mbështetje për hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit për letërnjoftime.

Kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj, shkroi në Twitter se Partia Demokratike mbështet rrugën e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe sovranitetit të saj.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mbështesim hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë. Partia Demokratike mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të ligjshmërisë në të gjithë territorin e saj. Partia Demokratike mbështet rrugën e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe sovranitetit të saj”, shkroi Albieaj.

Ai shtoi se Partia Demokratike ndjek me vëmendje situatën e krijuar në veri të Kosovës si pasojë e provokimeve nga strukturat paralele serbe.

“PD duke mbështetur vullnetin e institucioneve të Kosovës, duke nxitur bashkërendimin me partnerët tanë strategjikë do të jetë në çdo kohë në krah të Kosovës në rrugën e konsolidimit të shtetësisë dhe të pavarësisë si dhe në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, përfundoi Albieaj.

Comments are closed.